Category: Gjermani

  • Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia na mëson fuqinë e bashkimit politik dhe kombëtar

    Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia na mëson fuqinë e bashkimit politik dhe kombëtar

    Në shkrimin e tij, Kurti ka rikujtuar se më 3 tetor 1990 Gjermania u ribashkua formalisht, rreth njëmbëdhjetë muaj pas rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989.

    Ai ka përshkruar historikun e ndarjes së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e saj në përplasjen mes bllokut perëndimor dhe atij lindor gjatë Luftës së Ftohtë.

    Sipas Kurtit, ribashkimi i Gjermanisë përfaqëson një shembull të fuqisë së bashkimit politik dhe kombëtar, si dhe të demokracisë përballë regjimeve autoritare.

    “Bashkimi i Gjermanisë më 1990, është një kapitull shumë i rëndësishëm në historinë moderne politike të Evropës, tek i cili lexojmë fitoren e demokracisë ndaj regjimeve autoritare, por tek i cili shohim edhe referencën e shembullit të fuqisë paqendërtuese dhe prosperuese të bashkimit politik dhe kombëtar”, ka shkruar Kurti.

    Në fund, kryeministri ka theksuar rëndësinë e historisë në orientimin e politikës dhe aspiratave shoqërore, duke shkruar se “politika pa historinë është e verbër”.

  • Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden, mësimi falas për fëmijët

    Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden, mësimi falas për fëmijët

    Klasa e re ka nisur mësimin më 11 shtator 2026 dhe udhëhiqet nga mësuesja Shukrije Himaj. Mësimi zhvillohet çdo të premte, nga ora 17:10 deri në 18:40, në Gimnasium am Moschbacher Berg, në adresën Mosbacher Straße 57/59, 65187 Wiesbaden.

    Mësimi është pa pagesë për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të mësojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe.

    Prindërit e interesuar për regjistrimin e fëmijëve mund të kontaktojnë LAPSH Hessen e. V. përmes adresës elektronike [email protected] ose numrit +49 162 2768136, i cili është i disponueshëm edhe në WhatsApp.

    LAPSH Hessen ka falënderuar mësuesen Shukrije Himaj për angazhimin e saj, si dhe komunitetin shqiptar në Wiesbaden, veçanërisht Hajdar Nitajn, Bashkim Ahmetin dhe Agim Aliçkajn, për mbështetjen e dhënë.

    Hapja e klasës së dytë synon të kontribuojë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe te brezi i ri shqiptar në Wiesbaden dhe rrethinë.

  • AfD shënon fitore rekord në Gjermaninë Lindore, por dështon të sigurojë shumicën absolute

    AfD shënon fitore rekord në Gjermaninë Lindore, por dështon të sigurojë shumicën absolute

    Sipas rezultateve paraprake, AfD ka grumbulluar 43.8% të votave, duke lënë shumë prapa rivalët e saj kryesorë, si Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i cili pësoi një rënie të fuqishme duke marrë vetëm 17.2%. Në parlamentin me 83 mefshë, AfD-ja pritet të marrë 39 vende – vetëm tre vende larg shumicës absolute prej 42 vendesh.

    Kandidati kryesor i AfD-së në këtë rajon, 35-vjeçari Ulrich Siegmund, e cilësoi këtë rezultat si “sensacional” dhe deklaroi se party ka marrë një mandat të qartë për të qeverisur. Rritja e kësaj partie është më shumë se dyfishim i rezultatit të tyre nga zgjedhjet e vitit 2021.

    Siç raporton BBC, kjo situatë krijon një sfidë të madhe politike. Asnjë parti e së djathtës ekstreme nuk ka udhëhequr një shtet gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, partitë kryesore tradicionale vazhdojnë të refuzojnë bashkëpunimin me AfD-në. Siegmund ka deklaruar se nuk synon të udhëheqë një qeveri pakice dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

    Gjithashtu, BBC nënvizon se fitorja ka nxitur reagime të forta ndërkombëtare: ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe figura të afërta me Rusinë e kanë përshëndetur këtë rezultat, ndërkohë që Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, dhe udhëheqës të komunitetit hebre në Gjermani kanë shprehur shqetësim të thellë.

    Pjesëmarrja në këto zgjedhje shënoi një shifër të lartë prej 77.8%, çka tregon një interesim të jashtëzakonshëm të votuesve në këtë rajon lindor të Gjermanisë.

  • Ambasada e Kosovës në Gjermani hap konkurs për një vend pune

    Ambasada e Kosovës në Gjermani hap konkurs për një vend pune

    Sipas njoftimit, aplikimet mund të dorëzohen përmes postës ose me e-mail, ndërsa afati për aplikim është nga 21 gushti deri më 4 shtator 2026.

    Për informata shtesë lidhur me konkursin, të interesuarit mund të kontaktojnë Ambasadën përmes adresës elektronike [email protected].

    Detajet e plota mbi pozitën, kriteret dhe dokumentet e nevojshme gjenden në shpalljen e publikuar nga Ambasada.

  • Gjermania i jep Kosovës 5 milionë euro grant për modernizimin e rrjetit energjetik

    Gjermania i jep Kosovës 5 milionë euro grant për modernizimin e rrjetit energjetik

    Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), ndërsa financimi shtesë do të përdoret për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë – Faza VII: Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

    Projekti, i cili do të zbatohet nga KOSTT, synon rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, forcimin e kapaciteteve të rrjetit dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik.

    Sipas palëve, investimi pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë energjetike dhe zhvillimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.

  • Gjendet në Gjermani një top sovjetik i Luftës së Dytë Botërore, do të asgjësohet

    Gjendet në Gjermani një top sovjetik i Luftës së Dytë Botërore, do të asgjësohet

    Arma u gjet gjatë punimeve në rrugën ujore, rreth 20 kilometra nga Kotbusi. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një top këmbësorie 76 milimetër, modeli M1943, i cili, megjithëse ishte i ndryshkur, ishte ruajtur në gjendje të mirë falë baltës dhe rërës së lumit.

    Eksperti i KMBD-së, Enrico Schnick, tha se nuk i kujtohet një zbulim i ngjashëm në këtë rajon, duke e cilësuar gjetjen si të pazakontë.

    Topi është transportuar në objektin e çmontimit të KMBD-së në Kummersdorf, ku pritet të asgjësohet sipas procedurave të sigurisë, pasi nuk është planifikuar të ekspozohet në muze.

    Autoritetet kujtojnë se zbulime të armëve dhe municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore vazhdojnë të jenë të shpeshta në Evropë, veçanërisht gjatë punimeve ndërtimore.

  • Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen, një urë e re për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar

    Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen, një urë e re për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar

    Në ceremoninë e hapjes morën pjesë prindër, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar. Udhëheqësi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart, z. Hamdi Bërbatovci, vlerësoi angazhimin e komunitetit dhe të prindërve për këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare si një element themelor i identitetit shqiptar në diasporë.

    Mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të zhvillohet në ambientet e shkollës lokale në Esslingen, ndërsa procesi edukativ do të udhëhiqet nga mësuesja Fortesa Lleshi Ferizi, me mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptar.

    Në kuadër të mbështetjes për këtë iniciativë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka siguruar dhe shpërndarë abetare dhe materiale mësimore për nxënësit, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe.

    Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë kontribuuesit, veçanërisht për mësuesen Fortesa Lleshi Ferizi, Ard Ajdinin, prindërit dhe të gjithë anëtarët e komunitetit që ndihmuan në realizimin e kësaj nisme.

    Familjet shqiptare në Esslingen dhe rrethinë janë ftuar që t’i regjistrojnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të bëhen pjesë e kësaj shkolle, e cila synon të forcojë lidhjen e brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën shqiptare.

  • Gjermani, mbi 11 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi për bashkim familjar në vitin 2025

    Gjermani, mbi 11 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi për bashkim familjar në vitin 2025

    Sipas raportimit te mediumit Urgjent në mesin e kombësive kryesore që kanë përfituar nga kjo formë emigrimi janë edhe shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas statistikave zyrtare, kosovarët renditen të katërtit me 7,143 viza të lëshuara, ndërsa shqiptarët nga Shqipëria janë në vendin e pestë me 4,426 viza. Këto shifra dëshmojnë vazhdimësinë e interesit të lartë të familjeve shqiptare për t’u bashkuar me të afërmit e tyre që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

    Nga rreth 102 mijë viza të dhëna deri në fund të nëntorit, afro 37,200 ishin për ribashkimin e fëmijëve me prindërit e tyre, rreth 3,500 për ribashkimin e prindërve me fëmijët, si dhe 44,400 për bashkëshortët e shtetasve të huaj që tashmë jetojnë në Gjermani. Po ashtu, 16,300 viza të tjera iu dhanë bashkëshortëve të personave me shtetësi gjermane.

    Ribashkimi familjar në Gjermani shënoi për herë të parë mbi 100 mijë viza të lëshuara në vitin 2016, ndërsa kulmi u arrit në vitin 2023 me mbi 130 mijë viza. Në vitin 2024 numri ra lehtë dhe kjo tendencë rënëse po vazhdon edhe gjatë vitit 2025.

    Sipas autoriteteve gjermane, rënia lidhet pjesërisht me pezullimin dyvjeçar të ribashkimit familjar për personat me mbrojtje plotësuese, kryesisht refugjatë sirianë të luftës civile, masë e cila hyri në fuqi në fund të korrikut. Deri atëherë, deri në 1,000 anëtarë familjeje lejoheshin të hynin në Gjermani çdo muaj në këtë kategori.

    E drejta për ribashkim familjar në parim vlen vetëm për familjen bërthamore, pra bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Përjashtime ekzistojnë vetëm në raste të veçanta, ndërsa nga reforma e marsit 2024 është mundësuar në mënyrë shumë të kufizuar edhe ribashkimi i prindërve dhe vjehrrëve të profesionistëve dhe punëtorëve me kualifikim të lartë. Deri në fund të nëntorit të këtij viti, vetëm rreth 150 persona kanë përfituar nga kjo mundësi.

  • Debat për moshën e pensionimit në Gjermani

    Debat për moshën e pensionimit në Gjermani

    Aktualisht, kjo përcaktohet kryesisht nga data e lindjes, dhe deri në vitin 2031, mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht në 67 vjeç, ndërsa ata që kanë paguar 45 vjet kontribute në sigurimet shoqërore kanë të drejtë të dalin më herët.

    Ministrja e Punës, Bärbel Bas, ka shprehur mbështetje për idenë që mosha e daljes në pension të lidhet jo vetëm me jetëgjatësinë, por edhe me numrin e viteve të kontributeve të paguara në arkën e sigurimeve shoqërore, duke u referuar edhe tek rekomandimi i ekonomistit Jens Südekum, këshilltar i Ministrit të Financave, që e konsideron këtë mënyrë më të drejtë.

    Ajo sqaron se ekzistojnë dy modele të mundshme: njëri bazohet tek jetëgjatësia, ndërsa tjetri tek vitet e kontributeve, ku një person që fillon punën herët dhe paguan kontribute për një periudhë të gjatë mund të dalë në pension më shpejt, ndërsa ata që fillojnë të punojnë më vonë do të duhet të punojnë më gjatë.

    Ky sistem mund të ndikojë veçanërisht tek të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë universitetin, pasi ata zakonisht fillojnë punën më vonë sesa ata që nisin të punojnë menjëherë pas shkollës.

    Ministrja Bas ka theksuar se të dy modelet do të diskutohen në komisionin e pensioneve për të gjetur zgjidhjen më të drejtë dhe të qëndrueshme.

    Për ata që kanë lindur pas 1 janarit 1953, mosha e daljes në pension rritet me dy muaj për çdo vit, ndërsa ata që kanë lindur pas 1 janarit 1964 mund të dalin në pension pa reduktim të pensionit kur mbushin moshën 65 vjeç.

    Reforma e mundshme synon të krijojë një sistem më fleksibël, ku kontributet individuale të secilit qytetar të ndikojnë më shumë në datën e daljes në pension, duke reflektuar më drejtësi ndërmjet atyre që fillojnë punën herët dhe atyre që fillojnë më vonë./DW/

  • Rritet numri i rasteve të dhunës ndaj grave në Gjermani – 308 të vrara në vitin 2024

    Rritet numri i rasteve të dhunës ndaj grave në Gjermani – 308 të vrara në vitin 2024

    Sipas raportit të publikuar, vitin e kaluar në vend u vranë 308 gra, ndërsa në 191 raste autorët kanë qenë partnerë, ish-partnerë ose anëtarë të familjes.

    Kjo shifër përfaqëson 32 vrasje më pak krahasuar me vitin 2023, por ekspertët theksojnë se problemi mbetet serioz.

    Kur përfshihen si vrasjet e kryera ashtu edhe tentativat për vrasje, numri i grave që u bënë shënjestër e dhunës arrin në 859 gjatë vitit 2024, ndërsa një vit më parë ishin 938. Në 68 për qind të rasteve, autorët ishin persona të afërt me viktimat – partnerë, të njohur apo të afërm.

    Autoritetet gjermane sqarojnë se të dhënat për vitin 2023 dhe për vitet pararendëse janë rishikuar dhe korrigjuar drejt poshtë për shkak të ndryshimit të metodologjisë së matjes, raporton dpa.

    Përveç vrasjeve, statistikat tregojnë rritje edhe në forma të tjera dhune ndaj grave:

    53.451 raste të dhunës seksuale, një rritje prej 2.1 për qind krahasuar me vitin paraprak; gati gjysma e viktimave ishin të mitura;

    187.128 raste të dhunës në familje, 3.5 për qind më shumë se në vitin 2023;

    18.224 raste të dhunës digjitale, kryesisht shantazh, përndjekje ose kërcënime – një rritje prej 6 për qind;

    593 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, 0.3 për qind më shumë se një vit më parë.

    Raporti thekson se shifrat përfshijnë vetëm rastet e denoncuara, ndërsa një pjesë e madhe e dhunës ndaj grave mbetet e padukshme dhe e pa raportuar, veçanërisht brenda familjes dhe në hapësirat digjitale.

    Ekspertët paralajmërojnë se rritja e numrit të rasteve të regjistruara nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje reale të dhunës, por mund të jetë rezultat i rritjes së ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë së grave për të denoncuar agresorët e tyre. /Telegrafi/

  • Pamje tronditëse në Gjermani – Duar të prera gjenden në autostradën A45, mbyllet qarkullimi në të dyja drejtimet

    Pamje tronditëse në Gjermani – Duar të prera gjenden në autostradën A45, mbyllet qarkullimi në të dyja drejtimet

    Policia gjermane u njoftua nga një grua që po ngiste makinën, e cila kishte vërejtur objekte të pazakonta në rrugë. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga “Bild”, bëhet fjalë për dy duar të prera të një gruaje.

    Menjëherë pas raportimit, një patrullë policie është dërguar në seksionin midis nyjeve Olpe-Süd dhe Freudenberg, ku zyrtarët kanë konfirmuar gjetjen e pjesëve të trupit. Si pasojë, autostrada është mbyllur në të dyja kahjet, ndërsa hetuesit e krimeve të rënda kanë nisur kontrollin e detajuar të zonës.

    Zyra e Prokurorisë së Shtetit nuk ka bërë të ditur se sa pjesë trupi janë gjetur deri tani, duke ruajtur detajet për shkak të hetimit në zhvillim.

    Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, por hetuesit kanë bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, po përjashtohet mundësia që pjesët e trupit të jenë rezultat i një aksidenti rrugor.

    Policia dhe prokuroria po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit, ndërsa qarkullimi në zonë pritet të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e hetimeve.

  • Gjermani, arrestohen dy të rinj shqiptarë – paguanin me para të falsifikuara në një klub nate në Mynih

    Gjermani, arrestohen dy të rinj shqiptarë – paguanin me para të falsifikuara në një klub nate në Mynih

    Sipas policisë së Mynihut, dy të rinjtë, një 22-vjeçar gjermano-kosovar dhe një 24-vjeçar me shtetësi gjermano-shqiptare, kishin paguar me kartëmonedha false prej 50 eurosh, duke ngritur dyshime te punonjësit e lokalit, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet, raporton urgjent.com.

    Policia mbërriti pak pas mesnatës dhe i gjeti të dy të dyshuarit ende në vendngjarje. Gjatë kontrollit të parë, tek ta u zbuluan kartëmonedha të tjera të falsifikuara, të cilat u sekuestruan menjëherë.

    Hetimet vazhduan edhe në banesën e 24-vjeçarit, ku policia gjeti dhe sekuestroi 5,000 euro të tjera në para të falsifikuara. Sipas autoriteteve, dyshja “kishin paguar vazhdimisht me kartëmonedha false” në klubin e natës.

    Të dy të dyshuarit po hetohen për veprën penale “qarkullim parash të falsifikuara”, ndërsa policia e stacionit 65 në Mynih ka marrë përsipër rastin. Sipas raportit, asnjëri prej tyre nuk ishte më parë i evidentuar nga organet e rendit.

    Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar origjinën e parave të falsifikuara dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm.

  • Gjermani, arrestohen dy kosovar për rrahjen e një kroati

    Gjermani, arrestohen dy kosovar për rrahjen e një kroati

    Sipas autoriteteve, dy persona kishin sulmuar fizikisht një 24-vjeçar kroat duke e goditur me grushte dhe me gju, çka i shkaktoi një prerje në kokë. Viktima u transportua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

    Dy sulmuesit ishin larguar para mbërritjes së policisë, por gjatë një kontrolli të mëvonshëm në qendër të qytetit, një makinë policie pa shenja dalluese arriti t’i lokalizojë të dy të dyshuarit në zonën e këmbësorëve. Ata u arrestuan me mbështetjen e patrullës së stacionit policor Nuremberg-Mitte.

    Të arrestuarit janë një 25-vjeçar dhe një 35-vjeçar nga Kosova. Gjatë kontrollit, policia konstatoi se të dy mbanin dokumente të falsifikuara, përfshirë patentë dhe letërnjoftim. Verifikimet zbuluan gjithashtu se ndaj 25-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti për një çështje të mëparshme.

    Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan, ndërsa të dy personat u identifikuan në stacion policie. Ata tashmë po hetohen për sulm të rënduar dhe falsifikim dokumentesh. 25-vjeçari, për shkak të urdhër-arrestit ekzistues, u dërgua në qendrën qendrore të paraburgimit për t’u transferuar tek autoritetet gjyqësore.

    Policia e Nyrembergut po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

  • 69-vjeçari kosovar dënohet në Gjermani për sulm seksual në sauna

    69-vjeçari kosovar dënohet në Gjermani për sulm seksual në sauna

    Një burrë 69-vjeçar është dënuar me kusht në procedura të përshpejtuara për sulm seksual dhe dëmtim trupor.

    Gjykata e Qarkut e Freiburgut (Gjermani) i ka shqiptuar atij një dënim me kusht prej gjashtë muajsh dhe një gjobë prej 2,500 eurosh, ka njoftuar zyra e prokurorit publik të enjten, transmeton albinfo.

    Incidenti ndodhi të dielën pasdite, më 9 nëntor, në dhomën e avullit të një studioje fitnesi në zonën e Freiburgut.

    Shtetasi kosovar iu afrua një gruaje 42-vjeçare pa u nxitur, e komplimentoi dhe bëri vërejtje sugjestive, shkruan nachrichten-heute.net. Kur gruaja u përpoq të largohej nga sauna, ai i kapi dorën, i preku gjoksin e zhveshur dhe e puthi kundër vullnetit të saj, duke i shkaktuar skuqje të qafës.

    Gruaja arriti të lirohej dhe të informonte stafin e studios. I dyshuari, i cili jeton në Zvicër dhe ishte në rajon për të kaluar fundjavën, u arrestua të dielën.

    Vendimi i së hënës, më 10 nëntor, nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm.

  • Aksidenti me fatalitet- Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën tragjikisht në Gjermani

    Aksidenti me fatalitet- Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën tragjikisht në Gjermani

    Bëhet fjalë për Linor Krasniqin, 19-vjeçar nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

    Rreth ngjarjes tragjike kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

    Kastrati ka bërë të ditur se Linori kishte lindur dhe jetonte në Gjermani së bashku me familjen e tij.

  • Gjermani, arrestohet në aeroport 38-vjeçari nga Kosova – ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste

    Gjermani, arrestohet në aeroport 38-vjeçari nga Kosova – ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste

    Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, me datë 6 nëntor 2025, në një fluturim që kishte mbërritur nga Prishtina.

    Gjatë verifikimit të dokumenteve, oficerët zbuluan se 38-vjeçari ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste. Urdhër-arresti i parë ishte lëshuar nga Prokuroria e Këlnit për dy akuza për sulm, si dhe për fyerje dhe kërcënim. Dy urdhër-arreste të tjera ishin lëshuar nga Prokuroria e Kasselit për vjedhje.

    Shqiptarit i ishte caktuar një gjobë prej 3,450 eurosh, megjithatë ai nuk ishte në gjendje ta paguante. Për këtë arsye, ai është dërguar për të vuajtur një dënim alternativ me burg prej 130 ditësh. Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, ai iu dorëzua autoriteteve gjyqësore gjermane.

    Policia gjermane vazhdon të theksojë se kontrollet kufitare në hyrje në vend janë një mjet i rëndësishëm në kapjen e personave të kërkuar dhe zbatimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare.

  • Gjermani, arrestohet 32-vjeçari nga Kosova në kufi, dërgohet në burgim dhe i ndalohet hyrja në Shengen deri në 2027

    Gjermani, arrestohet 32-vjeçari nga Kosova në kufi, dërgohet në burgim dhe i ndalohet hyrja në Shengen deri në 2027

    Mes të ndaluarve ishte edhe një 32-vjeçar nga Kosova, rasti i të cilit ka tërhequr vëmendje, pasi situata e tij ishte më e rëndë krahasuar me personat e tjerë të kontrolluar.

    Autoritetet gjermane njoftuan se ndaj kosovarit kishte dy urdhër-arreste aktive:

    • një dënim me 1 vit e 6 muaj burg i lëshuar nga Prokuroria e Münsterit
    • si dhe një urdhër paraburgimi nga autoritetet e Paderbornit.

    Për dallim nga shtetasit e tjerë të ndaluar, të cilët pas pagesës së gjobave u lanë të vazhdonin udhëtimin, kosovarit iu ekzekutua masa e menjëhershme e dënimit dhe ai është dërguar në institucionin korrektues për të filluar vuajtjen e burgut.

    Për më tepër, ndaj tij është në fuqi edhe ndalimi i hyrjes në Zonën Shengen deri në tetor të vitit 2027. Kjo nënkupton se pas përfundimit të dënimit, ai do të deportohet në Kosovë dhe nuk do të mund të rikthehet në vendet e Bashkimit Evropian për disa vite.

    Kontrollet kufitare në këtë zonë janë shtuar javëve të fundit, si pjesë e masave kundër migrimit të paligjshëm dhe krimit ndërkufitar.

  • Gjermani, aksion doganor në kompaninë e ndërtimit të një kosovari – pronari përfundon në paraburgim

    Gjermani, aksion doganor në kompaninë e ndërtimit të një kosovari – pronari përfundon në paraburgim

    Aksioni është kryer mëngjesin e 29 tetorit 2025 nga Zyra Kryesore Doganore e Shtutgartit, ku janë kryer kontrolle në hapësirat e kompanisë dhe në zonën e magazinimit.

    Gjatë kontrollit u verifikuan pesë punonjës. Sipas autoriteteve, një 17-vjeçar nga Kosova dhe një 30-vjeçar nga Maqedonia nuk posedonin leje qëndrimi të vlefshme për punë në Gjermani, dhe ndaj tyre janë inicuar hetime për qëndrim të paligjshëm.

    Ndërkohë, dy punëtorë të tjerë – një 31-vjeçar kosovar dhe një 50-vjeçar serb – kishin dokumente qëndrimi, por jo leje pune, dhe tani po përballen me gjoba dhe procedura administrative.

    Në qendër të hetimit ndodhet edhe pronari 29-vjeçar i kompanisë. Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se ndaj tij kishte urdhër-arrest në fuqi për drejtim automjeti pa patentë, duke çuar në arrestimin e tij dhe vendosjen në paraburgim.

    Sipas njoftimit, drejtori menaxhues nuk është i panjohur për autoritetet, pasi më herët ishte hetuar nga Njësia e Kontrollit Financiar për Punën e Padeklaruar për dyshime mbi mbajtjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe ndihmën në qëndrim të paligjshëm të personave të tjerë.

    Hetimet mbi rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave iniciale./Urgjent/

  • Gjermani, rritet paga minimale – përfitojnë rreth 6 milionë punëtorë

    Gjermani, rritet paga minimale – përfitojnë rreth 6 milionë punëtorë

    Ky vendim është marrë të mërkurën nga kabineti qeveritar në Berlin dhe nuk kërkon miratim shtesë nga Bundestagu apo Bundesrati.

    Sipas raportimit te portalit Urgjent aktualisht, paga minimale në Gjermani është 12.82 euro në orë.

    Rritja vjen pas rekomandimit të Komisionit të Pagës Minimale, ku përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve diskutojnë së bashku ndryshimet. Pas debateve të gjata, në qershor u arrit marrëveshja për rritje me dy faza.

    Megjithatë, rritja nuk ka ardhur pa kundërshtime. Përfaqësues të punëdhënësve kanë kritikuar presionin politik që sipas tyre ka ndikuar në vendim. Partia SPD dhe sindikatat kanë kërkuar rritje edhe më të lartë – për në 15 euro që nga viti i ardhshëm. Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Tim Klüssendorf, e cilësoi rritjen e miratuar si “të konsiderueshme” dhe tha se ajo u arrit falë presionit të kombinuar politik dhe sindikal.

    Sipas Konfederatës së Sindikatave Gjermane (DGB), rreth 6 milionë punëtorë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale. Kjo do të ndikojë veçanërisht punonjësit në sektorët me paga më të ulëta, si shërbimi, gastronomia, tregtia dhe punët ndihmëse.

    Ministrja Federale e Punës, Bärbel Bas, tha se paga minimale është bërë “një histori suksesi për miliona njerëz që punojnë shumë”. Ajo theksoi se rritja do të sjellë më shumë drejtësi dhe njohje për punëtorët që mbajnë ekonominë gjermane në funksion “ditë e natë”.

    Qeveria parashikon që bizneset do të përballen me kosto shtesë prej rreth:

    • 2.2 miliardë euro në vitin 2026
    • 3.4 miliardë euro në vitin 2027

    Në draftin zyrtar thuhet se mallrat dhe shërbimet mund të shënojnë rritje të moderuar çmimesh, por nuk pritet ndikim domethënës në nivelin e përgjithshëm të inflacionit.

  • Tre persona humbin jetën në Gjermani, makina bie në kanal gjatë ikjes nga policia

    Tre persona humbin jetën në Gjermani, makina bie në kanal gjatë ikjes nga policia

    Sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi në autostradën A2, kur shoferi i një BMW-je me targa të Mynihut nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia. Ai u largua me shpejtësi të madhe, por ndjekja përfundoi tragjikisht kur makina ra në Kanalin Mittelland.

    Nga aksidenti humbën jetën tre persona, dy shtetas kroatë dhe një serb, që sipas raportimeve të para, ishte edhe shoferi i automjetit.

    Autoritetet gjermane po hetojnë shkaqet e ikjes nga policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes që ndodhi gjatë fundjavës.

    Hetimet pritet të sqarojnë nëse pas incidentit qëndron ndonjë veprim i paligjshëm apo ndonjë arsye tjetër që i shtyu personat të mos ndalonin./albinfo/

  • Gjermania shemb kullat 160 metra të larta të centraleve bërthamore

    Gjermania shemb kullat 160 metra të larta të centraleve bërthamore

    Para syve të mijëra shikuesve, të dy kullat u hodhën në erë në ora 12:00.

    Aksioni zgjati vetëm 15 sekonda, pastaj u bënë histori kullat ftohëse të centralit bërthamor Gundremmingen, raportojnë mediat gjermane.

    Të dy kullat, 160 metra të larta, u shembën siç ishte planifikuar, duke u zhdukur në një re të madhe pluhuri. Nga dy kolosët prej betoni të armuar mbeti vetëm një grumbull i madh rrënojash.

    Ekspertëve të shpërthimit u ndihmoi edhe moti. “Me këtë mot të keq, mund të dalë vetëm një shpërthim i mirë”, tha më herët eksperti i shpërthimeve Gerd Vogel. Mjegulla nuk u shfaq, duke ofruar pamje të qarta për shpërthimin. Ndërkohë, shiu bëri që reja e pluhurit të ishte e kufizuar.

    Javën e ardhshme aty do të vendoset gurthemeli për njërin nga depozituesit më të mëdhenj të energjisë me bateri në Gjermani.

    Po ashtu është në plan ndërtimi i një centrali me gaz, dhe përreth Gundremmingen do të zgjerohet rrjeti i paneleve diellore.

    Edhe materiali i dy kullave ftohëse do të gjejë një përdorim të ri: rrënojat do të riciklohen dhe, ndër të tjera, do të përdoren në ndërtimin e rrugëve.

    Megjithatë, fundi përfundimtar i energjisë bërthamore në Gundremmingen ende nuk ka ardhur plotësisht.

    Në territorin e centralit ruhen ende shufrat e vjetra të karburantit bërthamor në një depo të përkohshme – derisa të gjendet një vend përfundimtar për depozitimin e tyre. 

  • Gjermani, bastisje kundër rrjetit që sillte shqiptarë me dokumente të falsifikuara për punë në ndërtim

    Gjermani, bastisje kundër rrjetit që sillte shqiptarë me dokumente të falsifikuara për punë në ndërtim

    Sipas informacioneve zyrtare, kontrabandistët dyshohet se kanë përdorur karta identiteti bullgare të falsifikuara, me qëllim që të maskonin punësimin e paligjshëm të këtyre personave në kantieret e ndërtimit. Dokumentet e falsifikuara shërbenin për të kaluar pa u vërejtur gjatë kontrolleve të rregullta nga autoritetet e punës dhe inspektorët në terren.

    Burimet hetimore theksojnë se shumica e personave të sjellë në mënyrë të paligjshme ishin shqiptarë që kërkonin punë në sektorin e ndërtimit, por përballeshin me kushte të pasigurta dhe keqpërdorim të statusit të tyre të qëndrimit.

    Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia nuk ka bërë ende të ditur numrin e personave të arrestuar ose përfitimet financiare të këtij grupi. Autoritetet gjermane paralajmërojnë se aksione të tjera të ngjashme priten edhe në ditët në vijim, si pjesë e fushatës kundër shfrytëzimit të punës së emigrantëve dhe veprimtarive të paligjshme në tregun e ndërtimit.

  • Gjermani, 18-vjeçares nga Kosova i zbulohet bileta e falsifikuar, 1000 € gjobë dhe ndalesë afatgjate në zonën Schengen

    Gjermani, 18-vjeçares nga Kosova i zbulohet bileta e falsifikuar, 1000 € gjobë dhe ndalesë afatgjate në zonën Schengen

    E reja kishte deklaruar se udhëtonte për vizitë dhe se planifikonte të kthehej në Prishtinë, duke shfaqur një biletë për të dëshmuar pretendimin e saj. Mirëpo, gjatë kontrollit të dokumenteve, policia konstatoi se bileta ishte jo e vërtetë.

    Autoritetet kufitare nuk u bindën nga deklarimet e saj dhe pas verifikimit të biletës vendosën ta kthejnë menjëherë në Kosovë. Përveç refuzimit të hyrjes, ndaj saj janë ngritur procedura penale për falsifikim dokumentesh. Ajo është detyruar të paguajë mbi 1,000 euro depozitë sigurie, ndërsa autoritetet gjermane kanë vendosur ndalim hyrjeje dhe qëndrimi për shumë vite në territorin gjerman dhe zonën Schengen, shkruan urgjent.com.

    Policia Kufitare e Memmingenit ka bërë të ditur se falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit është vepër serioze penale dhe çdo përpjekje për mashtrim sjell pasoja të menjëhershme ligjore dhe afatgjata për personin që tenton një veprim të tillë.

  • Gjermani, ndalohen katër shqiptarë në kufirin me Francën – zbulohen raste mashtrimi dhe dëbimi

    Gjermani, ndalohen katër shqiptarë në kufirin me Francën – zbulohen raste mashtrimi dhe dëbimi

    Në njërin rast, në pikën kufitare Goldene Bremm, policia ka ndaluar një 26-vjeçar shqiptar që udhëtonte me autobus. Po ashtu, në Überherrn, një 45-vjeçar shqiptar u kap pasi u përpoq të mashtronte policinë, duke pretenduar se kishte harruar lejen e qëndrimit. Verifikimet zbuluan se ai ishte dëbuar nga Franca në vitin 2022.

    Gjatë kontrolleve të tjera në Kleinblittersdorf, autoritetet ndaluan një afgan 29-vjeçar dhe një kosovar 50-vjeçar, të cilët po ashtu u nxorën nga autobusi.

    Kontrollet kufitare në këtë zonë janë intensifikuar kohët e fundit, si pjesë e masave për parandalimin e hyrjeve të paligjshme në territorin gjerman.

  • Gjermani, 26-vjeçari kosovar me urdhër arresti për vozitje pa patentë kapet në kufi dhe gjobitet me 1,281 euro

    Gjermani, 26-vjeçari kosovar me urdhër arresti për vozitje pa patentë kapet në kufi dhe gjobitet me 1,281 euro

    Në pikën kufitare të Überherrn, policia federale ndaloi një veturë që po vinte nga Franca rreth orës 13:30. Gjatë kontrollit, u zbulua se shoferi, një 26-vjeçar me shtetësi kosovare, kishte një urdhër arresti në fuqi për drejtim mjeti pa leje drejtimi, shkruan urgjent.com.

    Autoritetet e ndaluan menjëherë dhe e informuan për gjobën që i ishte shqiptuar më herët. Pas pagesës së shumës prej 1,281 eurosh, ai u lirua dhe iu lejua të vazhdonte udhëtimin me automjetin e tij në orën 17:00.

    Policia federale gjermane ka theksuar se kontrollet në kufijtë me Francën dhe Luksemburgun janë intensifikuar kohët e fundit për shkak të rritjes së rasteve të drejtimit të automjeteve pa leje, hyrjeve të paligjshme dhe shkeljeve të ligjeve të qarkullimit rrugor.

  • Kosovari bëhet viktimë e një aksidenti të pazakontë në Gjermani, 86-vjeçarja ngatërron pedalet dhe shkakton mbi 40 mijë euro dëme

    Kosovari bëhet viktimë e një aksidenti të pazakontë në Gjermani, 86-vjeçarja ngatërron pedalet dhe shkakton mbi 40 mijë euro dëme

    Sipas raportit të policisë lokale, rreth orës 09:20, një 39-vjeçar me prejardhje nga Kosova po përpiqej të dilte me furgonin e tij nga një vend parkimi në rrugën Bürgerstraße. Në atë moment, një automjet Citroën, që drejtohej nga gruaja gjermane 86-vjeçare, po afrohej.

    Siç dyshohet, për shkak të tronditjes, e moshuara shtypi pedalin e gazit në vend të frenave, duke goditur furgonin e kosovarit. Përplasja e fortë shkaktoi një reaksion zinxhir, ku automjeti i saj u përplas më pas me dy makina të tjera të parkuara, të cilat gjithashtu u dëmtuan rëndë.

    Policia njoftoi se gruaja u largua nga vendi i ngjarjes pa leje, por më vonë u gjet në shtëpinë e saj. Mjeti që ajo drejtonte u shpall i shkatërruar tërësisht, me një vlerë rreth 6,500 euro, ndërsa dëmet në dy makinat e tjera u vlerësuan në 18,000 dhe 12,000 euro, dhe furgoni i kosovarit pësoi rreth 4,000 euro dëme.

    Fatmirësisht, askush nuk u lëndua në aksident. Ndërkohë, ndaj 86-vjeçares është hapur procedurë penale për largim nga vendi i aksidentit pa dhënë të dhënat personale, vepër që në Gjermani konsiderohet shkelje e rëndë e ligjeve të trafikut.

  • Në Gjermani pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

    Në Gjermani pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

    Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë.

    Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar.

    Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se “natyralizimi turbo”, siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

    Kriteret që mundësonin nënshtetësinë e përshpejtuar

    Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare.

    Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas pesë vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

    Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet ideja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.

    Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani./DW/

  • Gjermani, 56-vjeçari pëson lëndime nga sulmi i një kosovari 18-vjeçar, ndërhyn policia

    Gjermani, 56-vjeçari pëson lëndime nga sulmi i një kosovari 18-vjeçar, ndërhyn policia

    Rreth orës 22:10, ai u përfshi në një përleshje fizike me dy 18-vjeçarë, njëri gjerman dhe tjetri gjermano-kosovar.

    Të rinjtë, të cilët nuk e njihnin viktimën, e sulmuan duke e goditur me grusht në fytyrë. Më pas, ata ia hoqën këpucët dhe i hodhën tutje. Viktima pësoi lëndime të lehta dhe u detyrua të merrte trajtim mjekësor.

    Dy të dyshuarit u larguan menjëherë nga vendi me një makinë, por gjatë ikjes dëmtuan edhe një automjet të parkuar, gjë që u pa nga një dëshmitar.

    Policia gjermane ka konfirmuar se të dy të rinjtë janë identifikuar, duke përfshirë edhe gjermano-kosovarin që ishte pjesë e incidentit. Ndaj tyre tashmë është hapur procedim penal dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.

  • Gjermani, arrestohet 29-vjeçari kosovar i kërkuar nga Zvicra për lëndime të rënda trupore

    Gjermani, arrestohet 29-vjeçari kosovar i kërkuar nga Zvicra për lëndime të rënda trupore

    Sipas autoriteteve, ndalimi ka ndodhur mbrëmjen e vonë të 30 shtatorit 2025, në pikën kufitare të Neuenburg am Rhein. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane me një urdhër arresti evropian për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

    Pas arrestimit, kosovari u dërgua menjëherë para gjykatës së rrethit, e cila ekzekutoi urdhrin e ekstradimit. Aktualisht, ai ndodhet në një qendër korrektuese, ku pritet vendimi përfundimtar mbi ekstradimin e tij në Zvicër.

  • Pezullohen fluturimt në Mynih sërish për shkak të dronëve

    Pezullohen fluturimt në Mynih sërish për shkak të dronëve

    Aeroportet në Danimarkë, Norvegji dhe Poloni kanë pezulluar së fundmi fluturimet për shkak të dronëve të paidentifikuar, ndërsa Rumania dhe Estonia kanë drejtuar gishtin nga Rusia, e cila i ka hedhur poshtë akuzat.

    Aeroporti i Mynihut tha në një deklaratë se të premten “nga ora 21:30 trafiku ajror u kufizua dhe më pas u anulua për shkak të paraqitjes së dronëve”, që do të thotë se 23 fluturime hyrëse u devijuan dhe 12 me destinacion Mynihun u anuluan, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    Dyzet e gjashtë nisje nga aeroporti u desh të anuloheshin ose të vonoheshin deri të shtunën, me një total prej 6500 pasagjerësh të prekur.

    Një zëdhënës i policisë i tha AFP-së se kishte “dy vëzhgime të konfirmuara njëkohësisht të dronëve nga patrullat e policisë pak para orës 23:00 rreth pistave veriore dhe jugore”.

    “Dronët u larguan menjëherë, përpara se të identifikoheshin”, shtoi ai.

    “Ashtu si natën e kaluar, aeroporti, në bashkëpunim me linjat ajrore, siguroi menjëherë furnizime për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu, së bashku me batanije, pije dhe ushqime të lehta”, tha aeroporti.

    Aeroporti fillimisht tha se shërbimi do të rifillonte normalisht në orën 5 të mëngjesit të shtunën, por më vonë e shtyu fillimin e operacioneve deri në orën 7 të mëngjesit.

    Ndërprerja fillestare e së enjtes shkaktoi anulimin e më shumë se 30 fluturimeve atje dhe la gati 3,000 pasagjerë të bllokuar.

    Incidenti i parë filloi në orën 8:30 të mbrëmjes sipas orës lokale të së enjtes, kur policia thotë se dronë u panë në zona afër aeroportit, duke përfshirë qytetet Freising dhe Erding.

    Erding është vendi ku ndodhet një aeroport i përdorur nga ushtria gjermane. Gazeta Bild tha se disa nga dronët u panë duke fluturuar mbi objektin, megjithëse policia nuk mund ta konfirmonte këtë.

    Dronët e parë pranë perimetrit të aeroportit u panë rreth orës 9:05 të mbrëmjes të enjten dhe më pas mbi kompleksin e aeroportit rreth një orë më vonë.

    Vrojtimet përfunduan rreth mesnatës, por jo para se të shkaktonin mbylljen e të dy pistave.

    Helikopterët e policisë u vendosën, por “nuk ka informacion të disponueshëm mbi llojin dhe numrin e dronëve”, tha policia.

    Më herët të premten, ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha se incidenti i natës së parë ishte një “thirrje zgjimi” për kërcënimin nga dronët.

    “Gara midis kërcënimit nga dronët dhe mbrojtjes kundër dronëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë”, i tha ai Bild, duke shtuar se “më shumë financim dhe kërkime” mbi këtë çështje ishin urgjentisht të nevojshme në nivel kombëtar dhe europian.

    Shqetësimet erdhën ndërsa vendi festoi Ditën e Unitetit Gjerman të premten – një festë kombëtare – dhe ndërsa Mynihu përgatitej për fundjavën e fundit të Oktoberfest, i cili tërheq qindra mijëra njerëz në qytet çdo ditë.