Gjermani, rritet paga minimale – përfitojnë rreth 6 milionë punëtorë

29.10.2025

Paga minimale në Gjermani do të vazhdojë të rritet sipas planifikimit. Qeveria Federale ka vendosur që nga 1 janari 2026 paga minimale të rritet në 13.90 euro në orë, ndërsa një rritje tjetër do të bëhet një vit më pas, më 1 janar 2027, kur paga minimale do të arrijë në 14.60 euro.

Gjermani, rritet paga minimale – përfitojnë rreth 6 milionë punëtorë Foto: Construction workers work along Church street in Decatur on Monday, July 25, 2022. The projected high is 90 degrees. (Arvin Temkar / arvin.temkar@ajc.com)

Ky vendim është marrë të mërkurën nga kabineti qeveritar në Berlin dhe nuk kërkon miratim shtesë nga Bundestagu apo Bundesrati.

Sipas raportimit te portalit Urgjent aktualisht, paga minimale në Gjermani është 12.82 euro në orë.

Rritja vjen pas rekomandimit të Komisionit të Pagës Minimale, ku përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve diskutojnë së bashku ndryshimet. Pas debateve të gjata, në qershor u arrit marrëveshja për rritje me dy faza.

Megjithatë, rritja nuk ka ardhur pa kundërshtime. Përfaqësues të punëdhënësve kanë kritikuar presionin politik që sipas tyre ka ndikuar në vendim. Partia SPD dhe sindikatat kanë kërkuar rritje edhe më të lartë – për në 15 euro që nga viti i ardhshëm. Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Tim Klüssendorf, e cilësoi rritjen e miratuar si “të konsiderueshme” dhe tha se ajo u arrit falë presionit të kombinuar politik dhe sindikal.

Sipas Konfederatës së Sindikatave Gjermane (DGB), rreth 6 milionë punëtorë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale. Kjo do të ndikojë veçanërisht punonjësit në sektorët me paga më të ulëta, si shërbimi, gastronomia, tregtia dhe punët ndihmëse.

Ministrja Federale e Punës, Bärbel Bas, tha se paga minimale është bërë “një histori suksesi për miliona njerëz që punojnë shumë”. Ajo theksoi se rritja do të sjellë më shumë drejtësi dhe njohje për punëtorët që mbajnë ekonominë gjermane në funksion “ditë e natë”.

Qeveria parashikon që bizneset do të përballen me kosto shtesë prej rreth:

  • 2.2 miliardë euro në vitin 2026
  • 3.4 miliardë euro në vitin 2027

Në draftin zyrtar thuhet se mallrat dhe shërbimet mund të shënojnë rritje të moderuar çmimesh, por nuk pritet ndikim domethënës në nivelin e përgjithshëm të inflacionit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More