Gjermani, 26-vjeçari kosovar me urdhër arresti për vozitje pa patentë kapet në kufi dhe gjobitet me 1,281 euro
Dy shtetas kosovarë janë ndaluar nga policia federale gjermane gjatë kontrolleve të zakonshme kufitare në dy pika të ndryshme – në Überherrn dhe në zonën e pushimit Moseltal.
Në pikën kufitare të Überherrn, policia federale ndaloi një veturë që po vinte nga Franca rreth orës 13:30. Gjatë kontrollit, u zbulua se shoferi, një 26-vjeçar me shtetësi kosovare, kishte një urdhër arresti në fuqi për drejtim mjeti pa leje drejtimi, shkruan urgjent.com.
Autoritetet e ndaluan menjëherë dhe e informuan për gjobën që i ishte shqiptuar më herët. Pas pagesës së shumës prej 1,281 eurosh, ai u lirua dhe iu lejua të vazhdonte udhëtimin me automjetin e tij në orën 17:00.
Policia federale gjermane ka theksuar se kontrollet në kufijtë me Francën dhe Luksemburgun janë intensifikuar kohët e fundit për shkak të rritjes së rasteve të drejtimit të automjeteve pa leje, hyrjeve të paligjshme dhe shkeljeve të ligjeve të qarkullimit rrugor.