Gjendet në Gjermani një top sovjetik i Luftës së Dytë Botërore, do të asgjësohet
Shërbimi Gjerman i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (KMBD) ka zbuluar një top sovjetik të Luftës së Dytë Botërore në lumin Neisse, pranë qytetit Forst, afër kufirit me Poloninë.
Foto: Ilustrim
Arma u gjet gjatë punimeve në rrugën ujore, rreth 20 kilometra nga Kotbusi. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një top këmbësorie 76 milimetër, modeli M1943, i cili, megjithëse ishte i ndryshkur, ishte ruajtur në gjendje të mirë falë baltës dhe rërës së lumit.
Eksperti i KMBD-së, Enrico Schnick, tha se nuk i kujtohet një zbulim i ngjashëm në këtë rajon, duke e cilësuar gjetjen si të pazakontë.
Topi është transportuar në objektin e çmontimit të KMBD-së në Kummersdorf, ku pritet të asgjësohet sipas procedurave të sigurisë, pasi nuk është planifikuar të ekspozohet në muze.
Autoritetet kujtojnë se zbulime të armëve dhe municioneve të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore vazhdojnë të jenë të shpeshta në Evropë, veçanërisht gjatë punimeve ndërtimore.
