Pamje tronditëse në Gjermani – Duar të prera gjenden në autostradën A45, mbyllet qarkullimi në të dyja drejtimet

17.11.2025

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka alarmuar autoritetet dhe drejtuesit e automjeteve në Gjermani, pasi pjesë trupi të një njeriu janë gjetur në autostradën A45.

Pamje tronditëse në Gjermani – Duar të prera gjenden në autostradën A45, mbyllet qarkullimi në të dyja drejtimet Foto: Ilustrim

Policia gjermane u njoftua nga një grua që po ngiste makinën, e cila kishte vërejtur objekte të pazakonta në rrugë. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga “Bild”, bëhet fjalë për dy duar të prera të një gruaje.

Menjëherë pas raportimit, një patrullë policie është dërguar në seksionin midis nyjeve Olpe-Süd dhe Freudenberg, ku zyrtarët kanë konfirmuar gjetjen e pjesëve të trupit. Si pasojë, autostrada është mbyllur në të dyja kahjet, ndërsa hetuesit e krimeve të rënda kanë nisur kontrollin e detajuar të zonës.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit nuk ka bërë të ditur se sa pjesë trupi janë gjetur deri tani, duke ruajtur detajet për shkak të hetimit në zhvillim.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, por hetuesit kanë bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, po përjashtohet mundësia që pjesët e trupit të jenë rezultat i një aksidenti rrugor.

Policia dhe prokuroria po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit, ndërsa qarkullimi në zonë pritet të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e hetimeve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More