Gjermani, arrestohet në aeroport 38-vjeçari nga Kosova – ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste

07.11.2025

Policia Federale në Gjermani ka arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar nga autoritetet gjermane, gjatë kontrollit të imigracionit në Aeroportin e Düsseldorf-it.

Gjermani, arrestohet në aeroport 38-vjeçari nga Kosova – ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste Foto: Ilustrim

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, me datë 6 nëntor 2025, në një fluturim që kishte mbërritur nga Prishtina.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, oficerët zbuluan se 38-vjeçari ishte i kërkuar me tre urdhër-arreste. Urdhër-arresti i parë ishte lëshuar nga Prokuroria e Këlnit për dy akuza për sulm, si dhe për fyerje dhe kërcënim. Dy urdhër-arreste të tjera ishin lëshuar nga Prokuroria e Kasselit për vjedhje.

Shqiptarit i ishte caktuar një gjobë prej 3,450 eurosh, megjithatë ai nuk ishte në gjendje ta paguante. Për këtë arsye, ai është dërguar për të vuajtur një dënim alternativ me burg prej 130 ditësh. Pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, ai iu dorëzua autoriteteve gjyqësore gjermane.

Policia gjermane vazhdon të theksojë se kontrollet kufitare në hyrje në vend janë një mjet i rëndësishëm në kapjen e personave të kërkuar dhe zbatimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More