Ambasada e Kosovës në Gjermani hap konkurs për një vend pune
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka shpallur një vend të lirë pune dhe ka hapur konkursin për aplikantët e interesuar.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, aplikimet mund të dorëzohen përmes postës ose me e-mail, ndërsa afati për aplikim është nga 21 gushti deri më 4 shtator 2026.
Për informata shtesë lidhur me konkursin, të interesuarit mund të kontaktojnë Ambasadën përmes adresës elektronike embassy.germany@rks-gov.net.
Detajet e plota mbi pozitën, kriteret dhe dokumentet e nevojshme gjenden në shpalljen e publikuar nga Ambasada.

