Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden, mësimi falas për fëmijët

20.09.2026

Shkollës Shqipe në Wiesbaden i është shtuar një klasë e dytë, si rezultat i interesimit të madh të fëmijëve dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar.

Hapet klasa e dytë e Shkollës Shqipe në Wiesbaden, mësimi falas për fëmijët Foto: Ilustrim

Klasa e re ka nisur mësimin më 11 shtator 2026 dhe udhëhiqet nga mësuesja Shukrije Himaj. Mësimi zhvillohet çdo të premte, nga ora 17:10 deri në 18:40, në Gimnasium am Moschbacher Berg, në adresën Mosbacher Straße 57/59, 65187 Wiesbaden.

Mësimi është pa pagesë për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të mësojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe.

Prindërit e interesuar për regjistrimin e fëmijëve mund të kontaktojnë LAPSH Hessen e. V. përmes adresës elektronike info@lapsh-hessen.de ose numrit +49 162 2768136, i cili është i disponueshëm edhe në WhatsApp.

LAPSH Hessen ka falënderuar mësuesen Shukrije Himaj për angazhimin e saj, si dhe komunitetin shqiptar në Wiesbaden, veçanërisht Hajdar Nitajn, Bashkim Ahmetin dhe Agim Aliçkajn, për mbështetjen e dhënë.

Hapja e klasës së dytë synon të kontribuojë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe te brezi i ri shqiptar në Wiesbaden dhe rrethinë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More