Tre persona humbin jetën në Gjermani, makina bie në kanal gjatë ikjes nga policia

28.10.2025

Raportohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën pas një ndjekjeje policore që përfundoi me aksident fatal.

Tre persona humbin jetën në Gjermani, makina bie në kanal gjatë ikjes nga policia Foto: Ilustrim

Sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi në autostradën A2, kur shoferi i një BMW-je me targa të Mynihut nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia. Ai u largua me shpejtësi të madhe, por ndjekja përfundoi tragjikisht kur makina ra në Kanalin Mittelland.

Nga aksidenti humbën jetën tre persona, dy shtetas kroatë dhe një serb, që sipas raportimeve të para, ishte edhe shoferi i automjetit.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkaqet e ikjes nga policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes që ndodhi gjatë fundjavës.

Hetimet pritet të sqarojnë nëse pas incidentit qëndron ndonjë veprim i paligjshëm apo ndonjë arsye tjetër që i shtyu personat të mos ndalonin./albinfo/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More