Category: Suharekë

  • Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit

    Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit

    Sipas një ankese publike të bërë nga një banor, ndërhyrjet në këtë aks rrugor janë realizuar pa pëlqimin e banorëve, ndërsa gjatë punimeve pretendohet se janë dëmtuar edhe disa lidhje të ujësjellësit dhe kanalizimit.

    Në ankesë përmenden edhe kompanitë cilat akuzohen për dëmtimin e infrastrukturës. Banori shprehet se disa nga dëmtimet janë riparuar nga vetë kompania që ka kryer hapjen e kanalit.

    Situata, sipas tij, është bërë edhe më shqetësuese për shkak të humbjes së konsiderueshme të ujit, e cila thuhet se po vazhdon tashmë prej dy ditësh, pa u ndërmarrë masa të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit.

    Për këtë çështje, banori ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse një hetim të detajuar dhe transparencë lidhur me lejen për realizimin e punimeve, mbikëqyrjen e tyre dhe përgjegjësinë për dëmtimin e infrastrukturës publike.

    Ai kërkon gjithashtu të bëhet e ditur se kush do t’i mbulojë shpenzimet për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.

    Banori u ka bërë thirrje edhe qytetarëve, veçanërisht atyre të kësaj lagjeje, që të jenë më të vëmendshëm ndaj zhvillimeve, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të reagojnë dhe të mos lejojnë që dëmet në investimet publike të mbeten pa përgjegjësi.

  • KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat

    KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat

    Në një përgjigje për Suhareka Online, KEDS ka njoftuar se kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike në disa lokacione.

    Sipas kompanisë, ekipet do të vazhdojnë të jenë në terren gjatë 24 orëve të ardhshme, duke punuar me intensitet të shtuar për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    KEDS njëkohësisht ka apeluar te qytetarët që, në rast se vërejnë dëmtime në rrjetin elektrik, të mos afrohen pranë tyre dhe të shmangin kalimin afër linjave elektrike, për shkak të rrezikut për sigurinë e tyre.

    Suhareka Online do të vazhdojë t’ju informojë për zhvillimet lidhur me rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e Suharekës.

  • Pas erërave të forta, disa fshatra të Suharekës mbesin pa energji elektrike

    Pas erërave të forta, disa fshatra të Suharekës mbesin pa energji elektrike

    Sipas informacioneve të siguruara, ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur pas përkeqësimit të kushteve atmosferike.

    Suhareka Online ka kontaktuar KEDS-in për të marrë informacione lidhur me shkakun e ndërprerjes dhe kohën e rikthimit të energjisë elektrike, ndërsa aktualisht është në pritje të një përgjigjeje nga kjo kompani.

    Suhareka Online do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.

  • Paralajmërohen erëra të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

    Paralajmërohen erëra të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

    Përmes një njoftimi, qytetarëve u është bërë thirrje që të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme, si dhe të kenë kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet e tjera që mund të shkëputen si pasojë e erës.

    Gjithashtu, rekomandohet që të sigurohen objektet në oborre dhe ballkone që mund të barten nga era, ndërsa automjetet të mos parkohen pranë drunjve apo objekteve që paraqesin rrezik.

    Në njoftim theksohet se siguria e qytetarëve është prioritet, ndërsa bëhet thirrje për kujdes gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

  • Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit

    Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit

    Rastin e kishte denoncuar nëna e saj më 11 nëntor, pasi kishte humbur kontaktet me të bijën dhe nuk kishte arritur të mësonte vendndodhjen e saj.

    E mitura ishte larguar nga shtëpia pasi kishte dalë për kafe me një 24-vjeçar. Nëna kishte deklaruar se fillimisht kishte arritur të kontaktonte me të riun, i cili i kishte thënë se do të ktheheshin së shpejti, por më pas telefoni i tij ishte fikur.

    Pas kërkimeve të Policisë, 14-vjeçarja është lokalizuar më 12 nëntor, rreth orës 09:30.

    Ndërkohë, hetuesit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

  • Nëna raporton në polici largimin e vajzës së mitur nga shtëpia

    Nëna raporton në polici largimin e vajzës së mitur nga shtëpia

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

    Ankuesja, një grua kosovare, ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

  • Aksidentohet një e mitur në Reqan, shoferi përfundon në mbajtje

    Aksidentohet një e mitur në Reqan, shoferi përfundon në mbajtje

    Rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 14:00. Sipas raportit të Policisë, në veturën që përdorej për bartjen e mallrave ndodhej edhe viktima e mitur, e cila gjatë lëvizjes ka rënë nga automjeti.

    Si pasojë e rënies, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

  • OVL e UÇK-së në Mushtisht reagon pas dëmtimit të tabelës me emrat e dy dëshmorëve: Kërkon identifikimin e përgjegjësve

    OVL e UÇK-së në Mushtisht reagon pas dëmtimit të tabelës me emrat e dy dëshmorëve: Kërkon identifikimin e përgjegjësve

    Në reagimin publik, OVL e UÇK-së në Mushtisht shpreh indinjatën dhe shqetësimin për këtë rast, duke theksuar se një veprim i tillë përbën mungesë respekti ndaj sakrificës së dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

    Sipas organizatës, dyshohet se veprimi është kryer nga një individ privat dhe se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë kompani punëkryese.

    OVL e UÇK-së i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave ligjore ndaj tyre.

    Po ashtu, organizata ka kërkuar nga Kryesia e Fshatit Mushtisht që të angazhohet për zbardhjen e rastit dhe rikthimin e tabelës në vendin e saj.

    Në fund të reagimit, OVL e UÇK-së ka theksuar se respektimi i dëshmorëve është obligim moral, kombëtar dhe institucional, duke përfunduar me mesazhin: “Emrat e dëshmorëve nuk hiqen, nuk hidhen dhe nuk harrohen!”.

  • Nesër pa rrymë nga ora 10:00 deri në 14:00 në disa fshatra të Suharekës

    Nesër pa rrymë nga ora 10:00 deri në 14:00 në disa fshatra të Suharekës

    Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet në daljen 10 kV J16 Budakova, me kod 32000008, nga TS 110/35/10 kV Theranda, në orarin nga ora 10:00 deri në 14:00.

    Pa energji elektrike gjatë kësaj kohe do të mbesin: Vërsheci, Staravuçina, Reçani, Papazi, Mohlani, Greiçeci, Dragaqina, Dardhishta e Ulët, Dardhishta e Epërme, Çadraku, Budakova dhe Brigada 123.

    Sipas KEDS-it, ndërprerja bëhet për shkak të intervenimeve në eliminimin e defekteve dhe sanimin e të gjeturave gjatë inspektimit me dron.

  • Çmimet e produkteve esenciale në Kosovë rriten për 45% brenda pesë vitesh, domatet dhe mishi shtrenjtohen më së shumti

    Çmimet e produkteve esenciale në Kosovë rriten për 45% brenda pesë vitesh, domatet dhe mishi shtrenjtohen më së shumti

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), krahasimi i çmimeve të tetorit 2021 me ato të tetorit 2026 tregon se pothuajse të gjitha produktet bazë të shportës familjare kanë pësuar rritje të konsiderueshme.

    Rritjen më të madhe e kanë shënuar domatet, çmimi i të cilave është rritur për 84%, nga 0.92 euro në 1.69 euro për kilogram. Pas tyre renditen specat me 80%, mishi i gjedhit pa eshtra me 79%, mishi i pulës me 76% dhe mishi i viçit me 73%.

    Shtrenjtim të ndjeshëm kanë pësuar edhe produktet e tjera të përditshme. Kafeja e bluar është shtrenjtuar për 68%, drutë e zjarrit për 58%, ndërsa dizeli për 53%. Mielli i grurit dhe buka e bardhë kanë shënuar rritje prej 47%, sheqeri prej 42%, ndërsa qumështi tetrapak prej 35%.

    Në mesin e produkteve me rritje më të ulët të çmimeve janë vaji ushqimor i lulediellit me 11%, orizi me 17% dhe patatet me 19%.

    Këto të dhëna pasqyrojnë rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës në Kosovë, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

  • 11-vjeçari nga Semetishti i Suharekës shpallet nënkampion i Zvicrës në motocross

    11-vjeçari nga Semetishti i Suharekës shpallet nënkampion i Zvicrës në motocross

    Pavarësisht moshës së re dhe faktit se ka vetëm një vit e gjysmë që merret me këtë sport, Princ ka arritur të dëshmojë talentin dhe përkushtimin e tij, duke u bërë nënkampion i Zvicrës në motocross.

    Ky rezultat përbën një arritje të veçantë për Princin, familjen e tij dhe vendlindjen e tij, Semetishtin e Suharekës.

    Suksesi i tij është një dëshmi se talenti, puna dhe pasioni mund të sjellin rezultate të mëdha edhe në moshë shumë të re.

    Urime Princit dhe suksese të tjera në garat e ardhshme!

  • Moti në Suharekë të martën: Vranësira gjatë ditës, shi në orët e mbrëmjes

    Moti në Suharekë të martën: Vranësira gjatë ditës, shi në orët e mbrëmjes

    Në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, temperaturat do të jenë rreth 6°C, ndërsa moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe pa reshje.

    Gjatë mesditës, temperatura pritet të arrijë deri në 15°C, me vranësira dhe mundësi për reshje të papërfillshme shiu.

    Ndryshimi i motit pritet të vërehet në orët e mbrëmjes, kur rreth orës 18:00 parashikohen reshje të lehta shiu dhe temperaturë prej 11°C.

    Ndërkaq, gjatë mesnatës reshjet pritet të shtohen, ndërsa temperatura do të zbresë në rreth 9°C.

    Qytetarëve u rekomandohet të kenë parasysh mundësinë e reshjeve gjatë orëve të mbrëmjes.

  • Ballkani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

    Ballkani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj

    Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas përmes një njoftimi zyrtar, ku ka falënderuar Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.

    Në të njëjtën kohë, FC Ballkani i ka uruar trajnerit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

    “Faleminderit, Sami!”, thuhet në fund të njoftimit të klubit. 🧡🖤

  • Hidroregjioni Jugor zbulon 10 lidhje ilegale të ujit, tri prej tyre në Suharekë

    Hidroregjioni Jugor zbulon 10 lidhje ilegale të ujit, tri prej tyre në Suharekë

    Sipas raportit javor të kompanisë, nga rastet e evidentuara, gjashtë janë në Prizren, tri në Suharekë dhe një në Malishevë.

    Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet në terren do të vazhdojnë me qëllim të identifikimit dhe eliminimit të lidhjeve të paautorizuara.

    Gjithashtu, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka paralajmëruar masa ndaj konsumatorëve që veprojnë në kundërshtim me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

    Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos keqpërdorin rrjetin e ujësjellësit.

  • Hoti: Kalaja e Kastërcit, pasuri e jashtëzakonshme për Suharekën dhe Kosovën

    Hoti: Kalaja e Kastërcit, pasuri e jashtëzakonshme për Suharekën dhe Kosovën

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka falënderuar Hamdi Bytyqin dhe vëllezërit e tij, pronarët e tokës ku ndodhet kalaja, për mikpritjen dhe prezantimin e gjetjeve arkeologjike.

    Ai ka veçuar edhe përkushtimin e Nuhi Bytyqit, arsimtar i historisë, i cili për 50 vjet është marrë me këtë histori dhe ruajtjen e trashëgimisë së saj.

    Hoti ka vlerësuar se Kalaja e Kastërcit përbën një dëshmi të rëndësishme të qytetërimit të hershëm në këto troje, duke theksuar nevojën për intensifikimin e hulumtimeve arkeologjike dhe përfshirjen e studiuesve vendorë e ndërkombëtarë.

    Sipas tij, studimet duhet të shtrihen edhe në arkiva të qendrave të ndryshme botërore, me qëllim të dokumentimit sa më të plotë të historisë së vendbanimeve dhe kishave që kanë qenë pjesë e territorit të administruar nga Kalaja e Kastërcit.

    Ai ka theksuar se ky lokalitet arkeologjik ka potencial të kontribuojë në zhvillimin e Suharekës dhe promovimin e turizmit kulturor në Kosovë.

    Në këtë drejtim, Hoti ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Suharekës për hartimin dhe zbatimin e një plani konkret, që do ta kthente zonën e Kastërcit në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët vendorë dhe të huaj.

  • Ndeshje derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli pret Bashkimin

    Ndeshje derbi në Suharekë, Golden Eagle Ylli pret Bashkimin

    Ndeshja do të luhet në Suharekë, me fillim nga ora 17:00, ndërsa pritet të sjellë atmosferë të veçantë në palestrën e sportit.

    Golden Eagle Ylli ka njoftuar se biletat online mund të sigurohen përmes platformës zyrtare, ndërsa biletat fizike do të jenë në dispozicion sot nga ora 13:00 deri në 16:00.

    Përmes thirrjes “Të gjithë një zë me Xhebrailat”, klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm dhe ta mbështesin skuadrën në këtë derbi të rëndësishëm.

    🎟️ Biletat online: https://tickets.kick-tick.com/event/kb-golden-eagle-ylli-vs-kb-bashkimi/

  • Shitjet online nën lupën e inspektorëve, mbi 24 kontrolle në Kosovë

    Shitjet online nën lupën e inspektorëve, mbi 24 kontrolle në Kosovë

    Në këtë aksion, IQMT është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për të mbikëqyrur shërbimet postare në të gjithë territorin e vendit.

    Deri më tani, përmes 10 ekipeve inspektuese janë realizuar mbi 24 inspektime, gjatë të cilave janë evidentuar raste të mungesës së kuponëve fiskalë, deklaracioneve për prejardhjen e produkteve dhe dokumentacionit përcjellës.

    IQMT ka bërë të ditur se subjekteve përkatëse u është dhënë afat për të prezantuar dokumentacionin e nevojshëm. Në rast të mosplotësimit të kërkesave ligjore, ndaj tyre mund të ndërmerren masa, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e gjobave.

    Kontrollet përfshijnë gjithashtu verifikimin e faqeve online të bizneseve, reklamave të produkteve dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve.

    Aktivitetet inspektuese janë shtrirë edhe në komunat e rajonit të Dukagjinit, përfshirë Klinën, Istogun, Deçanin, Junikun, Rahovecin, Malishevën, Suharekën dhe Dragashin.

    IQMT ka theksuar se këto aktivitete synojnë forcimin e mbikëqyrjes së tregut, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në Kosovë.

  • 22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

    22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash

    Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, gjatë këtij operacioni, të koduar me emrin “Bixhozi”, janë kontrolluar gjithsej 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi në komunat e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.

    Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 22 persona të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, si dhe katër armë zjarri me municion, të cilat mund të shërbejnë si prova në procedurën hetimore.

    Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorisë, 19 të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.

    Operacioni është realizuar pas një periudhe të gjatë hetimesh dhe veprimesh operative-hetimore, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe me angazhimin e njësive të ndryshme të Policisë së Kosovës.

  • Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro

    Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit B.K. dhe F.S., ky i fundit në arrati, dyshohet se në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e një personi, duke i dhënë hua para me kamata dhe provizione mujore dukshëm joproporcionale me shumat e huazuara.

    Përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për shlyerjen e borxheve, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke u shkaktuar të dëmtuarve L.S. dhe babait të tij M.S. dëm financiar në vlerë prej 140 mijë eurosh.

    Ndërkaq, aktakuza përfshin edhe të pandehurin H.T., i cili dyshohet se në prill të vitit 2024, në Suharekë, kishte marrë origjinalin e një marrëveshjeje huaje nga M.S., me pretekstin se do t’ia prezantonte B.K.-së.

    Sipas Prokurorisë, pasi ia kishte prezantuar dokumentin, H.T. e kishte shkatërruar atë, me qëllim që të pamundësonte përdorimin e tij në procedurë penale.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

    Të pandehurit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

  • Policia zbarkon në disa lokacione në Suharekë, aksion për lojërat e fatit dhe kriptovalutat

    Policia zbarkon në disa lokacione në Suharekë, aksion për lojërat e fatit dhe kriptovalutat

    Sipas burimeve të Suhareka Online, aksioni policor është duke u zhvilluar në disa lokacione në territorin e komunës së Suharekës.Burimet e Suhareka Online bëjnë të ditur se aksioni ka në fokus aktivitetet që lidhen me lojërat e fatit dhe kriptovalutat.

    Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me rezultatet e aksionit, ndërsa pritet të mësohet nëse ka persona të shoqëruar apo pajisje të sekuestruara.

    Suhareka Online do të përcjellë nga afër zhvillimet dhe do t’ju informojë për detajet e reja.

  • Në Suharekë organizohet aktiviteti “Miqtë e Kadaresë”, kushtuar veprës së shkrimtarit të madh shqiptar

    Në Suharekë organizohet aktiviteti “Miqtë e Kadaresë”, kushtuar veprës së shkrimtarit të madh shqiptar

    Aktiviteti organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe do të mbahet të premten, më 6 nëntor 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, me fillim nga ora 12:00.

    Në kuadër të aktivitetit me temën “Interpretimi në magjinë e letërsisë Kadare”, do të prezantohet programi artistik “Heroizmi dhe tradhtia”, i përgatitur nga Grupi Artistik i Përmetit, nën drejtimin e regjisorit Pandi Duka.

    Programi përfshin interpretime artistike të frymëzuara nga vepra e Kadaresë, ndër to “Përse mendohen këto male”, “Princesha Argjiro”, “Shqipëria dhe tri Romat”, “Sekretari”, “Marshi i ushtrisë osmane në Shqipëri”, “Ikja e Moisi Golemit” dhe “Vdekja e Skënderbeut”.

    Aktiviteti do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Shtëpisë së Kulturës në Suharekë, ndërsa të gjithë dashamirët e letërsisë dhe artit janë të ftuar të marrin pjesë.

  • Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi në Dubravë të Suharekës

    Nisin punimet restauruese në shtëpinë e familjes Xhevdet Gashi në Dubravë të Suharekës

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e investimeve në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

    Shtëpia, e ndërtuar në shekullin XIX, paraqet një shembull të veçantë të arkitekturës tradicionale të banimit. Ajo karakterizohet nga organizimi i veçantë i hapësirave, i ngjashëm me atë të kullave tradicionale të gurit.

    Përmes këtyre punimeve synohet ruajtja e autenticitetit dhe vlerave të këtij objekti, në mënyrë që trashëgimia kulturore të mbrohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm.

  • Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në orën 15:00

    Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në orën 15:00

    Sipas njoftimit të Njësisë së Suharekës, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

    Lokalitetet që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Gelanca, Gjinoci, Tërrnja, Leshani, Nepërbishti, Shiroka dhe qyteti i Suharekës.

    Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike në stacionin e pompave.

  • 53-vjeçari nga Istogu humb jetën papritur në Budakovë të Suharekës

    53-vjeçari nga Istogu humb jetën papritur në Budakovë të Suharekës

    Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 14:30. Sipas dëshmive të kolegëve të tij, gjatë pushimit 53-vjeçarit papritur i kishin filluar dridhjet e trupit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe mjekësore, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

    Lidhur me rastin janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten nën hetim.

    Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit!

  • Ndërprerje e rrymës nesër në disa fshatra dhe zona të Suharekës, KEDS njofton për punime

    Ndërprerje e rrymës nesër në disa fshatra dhe zona të Suharekës, KEDS njofton për punime

    Sipas njoftimit, ndërprerjet e energjisë elektrike do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijnë dy linja të ndryshme elektrike.

    Në kuadër të daljes Malësia e Re, pa energji elektrike do të mbesin Studençani, Dobërdelani dhe Reçani, si dhe disa rrugë e zona të tjera, përfshirë Gjin Muzakën, Ali Pashë Tepelenën, Sefë Kosharën, Ukë Bytyçin, Kuksin, zonën e Tranzitit dhe rrugën Ismet Jashari-Kumanova.

    Ndërkaq, në kuadër të daljes J03 Mamusha, ndërprerja do të prekë fshatrat Leshan, Tërrnjë dhe Neprebishtë, si dhe bizneset Mulliri Rizam, Mulliri i Ri dhe Mulliri Xhevdet Mazreku.

    KEDS ka bërë të ditur se punimet kanë të bëjnë me mirëmbajtjen preventive dhe përforcimin e rrjetit të tensionit të mesëm, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

  • LDK në Suharekë: Nxënësit e shkollës “7 Marsi” pa ngrohje, po humbin orët mësimore

    LDK në Suharekë: Nxënësit e shkollës “7 Marsi” pa ngrohje, po humbin orët mësimore

    Sipas LDK-së, defekti në sistemin e ngrohjes ekziston që nga pranvera dhe, pavarësisht se është adresuar te Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), deri më tani nuk është gjetur zgjidhje.

    Në reagimin e saj, LDK-ja thotë se për shkak të temperaturave të ulëta, nxënësit po lirohen para përfundimit të orarit mësimor, duke humbur kështu orë të mësimit.

    Po ashtu, kjo parti ka kritikuar pushtetin komunal për mospërmbushjen e premtimit për ndërtimin e një shkolle të re, duke pretenduar se në buxhetin komunal nuk janë planifikuar mjete për realizimin e këtij projekti.

    LDK-ja ka kritikuar edhe qasjen e DKA-së ndaj humbjes së orëve mësimore, duke pretenduar se në vend të zgjidhjes së problemit, po bëhen kërcënime për ndalesa për orët e humbura.

    Në fund, LDK-ja i ka bërë thirrje institucioneve komunale që ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje, duke paralajmëruar se përveç humbjes së procesit mësimor, mungesa e ngrohjes mund të rrezikojë edhe shëndetin e nxënësve.

  • 25 pikë dhe gol-dallim +31, KF Studençani lider i Ligës së 3-të

    25 pikë dhe gol-dallim +31, KF Studençani lider i Ligës së 3-të

    Skuadra nga Studençani ka zhvilluar nëntë ndeshje, në të cilat ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim, duke grumbulluar gjithsej 25 pikë. Përveç rezultateve pozitive, skuadra ka edhe një gol-dallim prej +31.

    Në vendin e dytë renditet FC Arbana me 22 pikë, aq sa ka edhe Opoja, që mban pozitën e tretë.

    Me këto rezultate, KF Studençani po dëshmon formë të shkëlqyer në këtë sezon, duke mbetur në rrugën e duhur drejt objektivave të saj për kampionatin.

  • Kryqi i Kuq në Suharekë ndihmon 30 familje me pako ushqimore në muajin e solidaritetit

    Kryqi i Kuq në Suharekë ndihmon 30 familje me pako ushqimore në muajin e solidaritetit

    Ky aktivitet humanitar kishte për qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë, duke u ofruar atyre ndihmë konkrete në këtë periudhë.

    Me këtë rast, Kryqi i Kuq – dega në Suharekë ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për anëtarët e shoqatës “Papuçarët”, të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti dhe kontribuuan në realizimin e tij.

    Në emër të familjeve përfituese dhe Kryqit të Kuq, është vlerësuar kontributi humanitar dhe solidariteti i treguar nga anëtarët e shoqatës.

  • Kabllot elektrike në rrugën “Vehbi Jahaj” në Sllapuzhan paraqesin rrezik dhe pengojnë qarkullimin

    Kabllot elektrike në rrugën “Vehbi Jahaj” në Sllapuzhan paraqesin rrezik dhe pengojnë qarkullimin

    Sipas shqetësimit të banorëve, kabllot jo vetëm që po pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen në këtë rrugë, por njëkohësisht paraqesin edhe rrezik për sigurinë e banorëve.

    Ata kërkojnë intervenim nga institucionet dhe kompanitë përgjegjëse, në mënyrë që kabllot të vendosen në kushte të sigurta dhe të mos pengojnë qarkullimin apo të rrezikojnë qytetarët.

    Banorët apelojnë që kjo çështje të trajtohet sa më parë, para se të ndodhë ndonjë incident.

  • Suhareka nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Shigjetari “Outdoor 2026”

    Suhareka nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Shigjetari “Outdoor 2026”

    Ky aktivitet sportiv mblodhi garuesit e kësaj disipline, të cilët patën mundësinë të dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe aftësitë e tyre në garë.

    Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka shprehur përkrahjen për sportin dhe iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e sportistëve, promovimin e talenteve të reja dhe kultivimin e frymës sportive.

    Me këtë rast, janë përgëzuar të gjithë garuesit dhe organizatorët për realizimin e kampionatit, duke u uruar suksese edhe në garat e ardhshme.