Category: Austri

  • Kosova synon zgjerimin e bashkëpunimit me Austrinë, Kusari-Lila: Nga tregtimi drejt prodhimit të produkteve austriake

    Kosova synon zgjerimin e bashkëpunimit me Austrinë, Kusari-Lila: Nga tregtimi drejt prodhimit të produkteve austriake

    Kjo nismë, e cila organizohet për herë të gjashtë në Kosovë me mbështetjen e REFOCUS AUSTRIA, synon promovimin e produkteve austriake dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë vizitës, Kusari-Lila dhe Schnetzer u pritën nga drejtori ekzekutiv i SPAR Kosova, Agon Gashi, dhe delegati ekonomik i Austrisë, Wilhelm Nest, me të cilët diskutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit tregtar dhe investimeve.

    Ministrja Kusari-Lila theksoi se synimi është që bashkëpunimi ekonomik të avancojë përtej tregtimit të produkteve austriake, duke krijuar kushte që Kosova në të ardhmen të bëhet edhe vend i prodhimit të tyre.

    Java e Produkteve Austriake synon gjithashtu afrimin e bizneseve me konsumatorët dhe hapjen e mundësive të reja për partneritete ekonomike, duke kontribuar në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

  • 24 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, ish-kryetarit të parë të Suharekës pas luftës

    24 vjet nga vrasja e Ukë Bytyçit, ish-kryetarit të parë të Suharekës pas luftës

    Më 27 tetor të vitit 2002, në ditën kur Lidhja Demokratike e Kosovës po festonte fitoren bindëse në Suharekë, Bytyçi u vra, duke e kthyer një ditë feste në një ngjarje tragjike që la gjurmë të thella në vend.

    Ukë Bytyçi ishte themelues i LDK-së në Suharekë, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut.

    Veprimtaria e tij për lirinë e Kosovës kishte nisur shumë përpara luftës, periudhë gjatë së cilës ishte burgosur nga regjimi serb. Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve, duke udhëhequr Komunën e Suharekës.

    Edhe 24 vjet pas vrasjes, Ukë Bytyçi kujtohet si një figurë që kontribuoi në çlirimin e vendit, ndërtimin e institucioneve dhe zhvillimin e demokracisë.

    Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten pjesë e rëndësishme e historisë dhe kujtesës së qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë.

  • Kultura kosovare prezantohet në Vjenë në mbrëmjen gala “Costumes of the World 2026”

    Kultura kosovare prezantohet në Vjenë në mbrëmjen gala “Costumes of the World 2026”

    Në këtë ngjarje, ku morën pjesë përfaqësues nga më shumë se 30 vende të botës, Kosovën e përfaqësuan valltarët e Ansamblit “Hyjnesha” nga Grazi.

    Ata sollën në skenë kostume autentike nga trevat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe performuan një valle me motive popullore shqiptare.

    Pjesë e prezantimit ishte edhe këndi kulturor i Kosovës, ku pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin më nga afër me traditat, kulturën dhe ushqimet tradicionale kosovare.

    Pjesëmarrja në këtë ngjarje shërbeu si një mundësi për promovimin e kulturës dhe traditave të Kosovës para një publiku ndërkombëtar në Vjenë. Ansambli “Hyjnesha” dhe organizatorët u vlerësuan për kontributin në prezantimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

  • 🚨 Arrestohet në Austri 36-vjeçari nga Kosova i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

    🚨 Arrestohet në Austri 36-vjeçari nga Kosova i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar

    Sipas autoriteteve austriake, Zyra e Policisë Kriminale të Austrisë së Epërme kishte marrë në fillim të korrikut informacion për urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij. Më pas, Prokuroria e Wels lëshoi edhe urdhër arresti kombëtar.

    36-vjeçari ishte dënuar nga një gjykatë në Kosovë në vitin 2020 me dy vjet burg për lëndim të thjeshtë dhe lëndim të rëndë trupor ndaj zyrtarëve policorë. Ai ende kishte për të vuajtur një pjesë të dënimit.

    I kërkuari u lokalizua dhe u arrestua më 9 korrik në rrethin e Vöcklabruckut. Pas arrestimit, ai u dërgua në Qendrën Korrektuese në Wels, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të mëtejshme.

  • Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në një pellg në Gjermani

    Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në një pellg në Gjermani

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur për albinfo.at, familjarët e tij. 56 vjeçari shqiptar nga fshati Rainc nga komuna e Preshevës por me banim prej shumë vitesh në Austri, u gjet i vdekur sot(12 dhjetor 2025) rreth orës 12:40 nga një këmbësor në një pellg të vogël në Hundsdorf, në rrethinën e Passaut të Gjermanisë.

    Kalimtari i rastit me të parë trupin e pajetë menjëherë thirri shërbimet e emergjencës. Zjarrfikësit arritën të nxirrnin trupin e pajetë. Sipas raportit të policisë gjermane, nuk ka shenja të ndonjë akti të paligjshëm apo dhune, megjithatë policia është duke u marr me rastin.

    Si ndodhi zhdukja e Agim N.?

    Sipas deklarimit të vajzës së Agim N. në policinë austriake, babai i saj, 56 vjeç, është larguar nga banesa e tij që nga mesdita e së shtunë të datës 29 nëntor. Nga banesa është larguar me veturën e tij, Opel Mokka të zezë kurse pa telefonon celuar.

    Policia gjermane njoftoi ditë më parë se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut. U raportua se vetura është gjetur e mbyllur, megjithatë nuk kishte asnjë shenjë të shoferit.

    Familjarët e Agimit, kanë deklaruar për albinfo.at se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë nuk dihet se kur do të bëhet varrimi i të ndjerit./Albinfo/

  • Tradita që udhëton larg –  Mërgimtarët e Suharekës festojnë 28 Nëntorin në Austri

    Tradita që udhëton larg – Mërgimtarët e Suharekës festojnë 28 Nëntorin në Austri

    Kjo ditë, që ngërthen në vete histori, sakrificë e krenari, risjell çdo vit kujtimin e rrugës sonë të gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë. E kudo ku jetojnë shqiptarë, pavarësisht largësisë nga vendlindja, kjo festë merr jetë përmes aktiviteteve kulturore që ruajnë të gjallë identitetin tonë.

    Një aktivitet i tillë u zhvillua edhe këtë vit nga Shoqata “Dardania” në Knittelfeld të Austrisë, e udhëhequr nga kryetari Enver Tershani, me prejardhje nga Suhareka.

    Nën organizimin e tyre, mërgimtarë të shumtë nga Suhareka e nga qytete të tjera u mblodhën për të festuar me krenari Ditën e Flamurit, duke sjellë atmosferën e Shqipërisë dhe Kosovës në zemër të Evropës.

    Mbrëmja u mbush me valle, këngë e poezi, duke krijuar një mozaik emocionesh që bashkonte brezat e vjetër me ata të rinj. Mes të gjithëve, dy vogëlushe nga Suhareka spikatën veçanërisht: Dorot’hea dhe Morea Tershani.

    Edhe pse nga më të voglat në koncert, ato falën emocione të mëdha me interpretimet e tyre. Të veshura me kostume kombëtare dhe me zërin plot dashuri për atdheun, ato dëshmuan se rrënjët shqiptare mbeten të forta, pavarësisht larg vendlindjes.

    Performanca e tyre u prit me duartrokitje e mall, duke treguar se mërgata shqiptare vazhdon t’i japë ngjyrat kuq e zi festave kombëtare, kudo që ndodhet.

    Ishte një kujtesë e bukur se kultura dhe historia jonë jetojnë tek brezat e rinj, të cilët me krenari e bartin identitetin shqiptar.

    Shoqata “Dardania” prej vitesh organizon aktivitete të tilla kulturore në Knittelfeld, duke u bërë një urë lidhëse mes mërgimtarëve dhe traditave tona. Çdo koncert, çdo këngë, çdo valltare e çdo varg poezie është një përpjekje për të mos harruar rrënjët dhe për të nderuar festat historike që na bashkojnë si komb.

    Kështu, 28 Nëntori edhe këtë vit u festua me zemër, me krenari dhe me emocion—duke dëshmuar edhe një herë se, pavarësisht ku jetojmë, shqiptaria rron e lartësohet në çdo cep të botës.

  • Austri, kërcënoi gruan me thikë – arrestohet 47-vjeçari nga Kosova

    Austri, kërcënoi gruan me thikë – arrestohet 47-vjeçari nga Kosova

    Sipas policisë austriake, gruaja ka kërkuar ndihmë pasi është ndier e rrezikuar nga bashkëshorti i saj. Forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe, pas kërkimeve, e kanë gjetur të dyshuarin në një bar pranë vendngjarjes.

    Burri ndodhej në gjendje të rëndë të dehur, me 2.3 promil alkool në gjak, ndërsa është arrestuar pa rezistencë.

    Me urdhër të policisë, ndaj 47-vjeçarit është lëshuar urdhër ndalimi dhe mbrojtjeje, i cili i ndalon t’i afrohet gruas së tij, ndërsa atij i është vendosur edhe ndalim i përkohshëm për mbajtje armësh.

    Policia austriake ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar. Autoritetet theksojnë se dhuna në familje trajtohet si vepër penale serioze dhe çdo rast raportimi merret menjëherë në shqyrtim./Urgjent/

  • Austri, kërcënoi gruan me thikë – arrestohet 47 vjeçari nga Kosova

    Austri, kërcënoi gruan me thikë – arrestohet 47 vjeçari nga Kosova

    Ngjarja u raportua mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia austriake ka njoftuar se i dyshuari është gjetur në gjendje të rëndë të dehur, transmeton Urgjent.

    Sipas autoriteteve, rreth orës 21:10, oficerët lokalizuan të dyshuarin në një bar në afërsi të vendit të ngjarjes. Ai kishte një nivel alkooli në gjak prej 2.3 promil, çka konsiderohet gjendje e rëndë dehjeje. Menjëherë pas identifikimit, 47-vjeçari është arrestuar nga policia.

    Për të mbrojtur viktimën dhe për të shmangur ndonjë incident të mundshëm të mëtejmë, autoritetet austriake kanë lëshuar urdhra kufizues ndaj të dyshuarit. Atij i është ndaluar hyrja dhe afrimi në zonën ku banon gruaja, ndërsa është lëshuar edhe ndalim i përkohshëm për armëmbajtje.

    Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente në Austri, ndërsa pritet që ndaj të dyshuarit të ngriten akuza për kërcënim dhe dhunë në familje. Autoritetet apeluan edhe një herë për raportim të menjëhershëm të rasteve të dhunës familjare, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e situatave tragjike.

  • Austri, 21-vjeçari kosovar kapet duke vozitur me 161 km/orë në zonën 100, i konfiskohet patenta dhe vetura

    Austri, 21-vjeçari kosovar kapet duke vozitur me 161 km/orë në zonën 100, i konfiskohet patenta dhe vetura

    Sipas policisë, ai po ngiste me 161 km/orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/orë. Për shkak të shkeljes së rëndë, zyrtarët policorë i kanë konfiskuar menjëherë patentë-shoferin, ndërsa vetura e tij është sekuestruar në vendngjarje.

    21-vjeçari pritet të përballet me akuza për tejkalim të rrezikshëm të shpejtësisë, ndërsa autoritetet austriake kanë paralajmëruar masa të rrepta për të gjitha rastet e ngjashme, duke theksuar rrezikun që paraqet shpejtësia e tepërt në komunikacion.

  • 21-vjeçari kosovar kapet duke vozitur 161 km/orë në Austri, i konfiskohet vetura dhe patenta

    21-vjeçari kosovar kapet duke vozitur 161 km/orë në Austri, i konfiskohet vetura dhe patenta

    Sipas policisë, ai po ngiste me 161 km/orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/orë. Për shkak të shkeljes së rëndë, zyrtarët policorë i kanë konfiskuar menjëherë patentë-shoferin, ndërsa vetura e tij është sekuestruar në vendngjarje.

    Sipas mediumit Urgjent 21-vjeçari pritet të përballet me akuza për tejkalim të rrezikshëm të shpejtësisë, ndërsa autoritetet austriake kanë paralajmëruar masa të rrepta për të gjitha rastet e ngjashme, duke theksuar rrezikun që paraqet shpejtësia e tepërt në komunikacion.

  • Austri, 22-vjeçari kosovar pëson lëndime të rënda në vendin e punës

    Austri, 22-vjeçari kosovar pëson lëndime të rënda në vendin e punës

    Ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të korrjes së perimeve, ku ai po punonte së bashku me pesë punëtorë të tjerë.

    Sipas autoriteteve lokale, i riu po drejtonte një traktor bujqësor të pajisur me rimorkio me ngarkesë të ulët. Në rimorkio ishin vendosur tre kafaze paletash të cilat po ngarkoheshin me produkte bujqësore. Për të kaluar në një zonë tjetër të punës, shoferi i traktorit përdori sistemin hidraulik për të ngritur pjesën e pasme të ngarkesës, shkruan urgjent.com.

    Në atë moment kritik, 22-vjeçari po qëndronte midis dy kutive të pasme, pranë mekanizmit hidraulik të ngritjes. Teksa pjesa e rimorkios u ngrit, një pjesë e kornizës metalike shtypi këmbën e tij, e cila mbeti e bllokuar mes strukturës dhe boshtit të traktorit.

    Një nga kolegët reagoi menjëherë, e ndali traktorin dhe uli zonën e ngarkimit për ta liruar të plagosurin. Falë këtij reagimi të shpejtë u shmangën pasoja edhe më të rënda.

    Punëtori kosovar mori ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Aksidenteve dhe Urgjencës në Linz, ku po trajtohet për lëndime serioze në këmbë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe respektimin e masave të sigurisë në vendin e punës.

  • Austri, 29-vjeçari nga Kosova kapet me 125 km/h në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina

    Austri, 29-vjeçari nga Kosova kapet me 125 km/h në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina

    Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrugën kryesore të Innsbruck-ut, ku shoferi po lëvizte me 125 km/orë, ndonëse kufiri i lejuar ishte vetëm 50 km/orë.

    Sipas raportimeve të policisë, shkelja e rëndë e rregullave të qarkullimit rrugor çoi menjëherë në konfiskimin e patentës së tij të shoferit. Për më tepër, autoritetet austriake i mohuan edhe të drejtën për të marrë një leje të re drejtimi për një periudhë të pacaktuar.

    Automjeti i 29-vjeçarit u sekuestrua përkohësisht në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet zbuluan se makina kishte pësuar disa modifikime teknike jo të lejuara. Këto ndryshime po ashtu do të përfshihen në procedurat ligjore që priten ndaj tij.

  • Austri, 29-vjeçari kosovar kapet me 125 km/orë në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina

    Austri, 29-vjeçari kosovar kapet me 125 km/orë në zonën 50, i konfiskohet patenta dhe makina

    Sipas raportit zyrtar, shoferi është kapur duke vozitur me 125 kilometra në orë përgjatë rrugës kryesore të Innsbruck-ut, në kryeqytetin e Landit të Salzburgut, ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 50 kilometra në orë.

    Për shkak të shkeljes së rëndë, autoritetet policore kanë ndërmarrë masa të menjëhershme. Atij i është revokuar patenta e drejtimit, ndërkohë që leja për vozitje i është mohuar plotësisht.

    Policia ka bërë të ditur se patenta e shoferit është konfiskuar në vend, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar përkohësisht.

    Përveç tejkalimit të shpejtësisë, shoferi kosovar raportohet se kishte kryer edhe disa modifikime teknike në automjet, të cilat do të verifikohen nga ekspertët përkatës.

  • Austri, arrestohet 29-vjeçari nga Kosova i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për vjedhje

    Austri, arrestohet 29-vjeçari nga Kosova i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar për vjedhje

    Ngjarja e parë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2024 në Perg, ndërsa e dyta më 12 shkurt 2025 në Langenstein. Në këtë rast, hajduti kishte hyrë me forcë në orën 5:30 të mëngjesit dhe kishte kontrolluar të gjithë shtëpinë, nga lart poshtë, për sende me vlerë. Pika kulminante e vjedhjes ishte kur hajduti kishte përdorur një mjet prerës për të hapur kasafortën dhe për të marrë çdo gjë që ndodhej brenda saj.

    Pasi hetimet nisën, Policia Kriminale e Austrisë së Epërme arriti të gjurmonte autorin e krimit, duke zbuluar se bëhej fjalë për një 29-vjeçar kosovar. Meqenëse i dyshuari ishte arratisur në Kosovë, Prokuroria Publike e Linzit lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar, shkruan urgjent.com.

    Arrestimi erdhi më 4 shtator 2025. Kosovari u kap menjëherë sapo hyri në territorin e Austrisë. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu pjesërisht krimet e kryera. Zbulimet e mëtejshme të hetimit treguan se ai kishte punuar më parë në vendet e krimit dhe me sa duket kishte vëzhguar ndërtesat para se t’i vidhte.

    Pas arrestimit, 29-vjeçari u dërgua në Qendrën Korrektuese të Linzit, ku do të përballet me drejtësinë për veprat e tij.

  • Austri, arrestohen dy hajdutë nga Kosova dhe një nga Shqipëria për grabitje dhe shkëmbim zjarri me policinë

    Austri, arrestohen dy hajdutë nga Kosova dhe një nga Shqipëria për grabitje dhe shkëmbim zjarri me policinë

    Fillimisht u arrestuan dy grabitës, një kosovar 58-vjeçar dhe një shqiptar 55-vjeçar, ndërsa së fundmi policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tyre, një kosovar 49-vjeçar.

    Ngjarja ndodhi në shtëpinë e një çifti të moshuarish. Tre grabitës të maskuar hynë me forcë në banesë. Gruaja, e cila ishte vetëm në shtëpi, u kërcënua me pistoletë dhe u detyrua të dorëzonte paratë. Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kishin kërkuar “të gjitha paratë”, shkruan urgjent.com.

    Fatmirësisht, një kthesë e papritur ndodhi kur një shofer shpërndarjeje ndaloi pranë shtëpisë rreth orës 7 të mëngjesit. Kjo i detyroi hajdutët të arratiseshin me shpejtësi. Shoferi telefonoi menjëherë numrin e emergjencës dhe policia nisi një kërkim në shkallë të gjerë, duke përdorur edhe qen dhe një helikopter.

    Gjatë ndjekjes, dy prej grabitësve u ndeshën me një patrullë policie. Njëri prej tyre qëlloi në drejtim të oficerëve, të cilët iu kundërpërgjigjën me zjarr. Për fat të mirë, askush nuk mbeti i lënduar. Pas shkëmbimit të zjarrit, policia arriti të arrestojë 58-vjeçarin kosovar dhe 55-vjeçarin shqiptar. Një pistoletë u konfiskua në vendngjarje.

    Ndërsa 58-vjeçari ka pranuar krimin, bashkëpunëtori i tij shqiptar refuzoi të dëshmonte. Kërkimi për grabitësin e tretë vazhdoi derisa policia e gjeti dhe arrestoi edhe atë, 49-vjeçarin kosovar, në Aschbach-Markt. Edhe ai refuzoi të dëshmonte. Të tre të dyshuarit, të cilët thuhet se nuk kanë leje qëndrimi të rregullt në Austri, janë dërguar në Qendrën Korrektuese të St. Pölten.

    Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Zyra e Policisë Kriminale e Austrisë së Poshtme.

  • FOTO – Austri, navigacioni i dërgon gabimisht në rrugë fushore, dy zonja përfundojnë në lum

    FOTO – Austri, navigacioni i dërgon gabimisht në rrugë fushore, dy zonja përfundojnë në lum

    Rreth orës 20:30, zjarrfikësit e Engelhartstetten u lajmëruan për një aksident në urën e Russbach-ut, në rrugën e fushës midis Engelhartstetten dhe Lassee. Teksti i alarmit ishte i shkurtër dhe i qartë: “Automjet në përrua, pa njerëz në automjet.”

    Dy zonja të reja ishin nisur për në Lassee. Në vend që t’i drejtonte nëpërmjet rrugëve zyrtare, Google Maps i kishte sugjeruar një rrugë më të shkurtër përmes një shtegu fushor. Kur e kuptuan gabimin dhe rrugën e ngushtë ku ishin futur, ato u frikësuan. Në tentativë për të manovruar, humbën kontrollin e makinës, rrëshqitën pranë parmakut të urës së Russbach-ut dhe përfunduan në përrua.

    Për fat të mirë, zonjat arritën të dilnin vetë nga makina. Një kalimtar i rastësishëm dëgjoi britmat e tyre për ndihmë, ofroi ndihmën e parë dhe lajmëroi autoritetet. Edhe pse të njomura dhe të trembura, drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja e saj nuk pësuan lëndime fizike.

  • Austri, 28-vjeçari kosovar dënohet me burg për trafikim droge, i konfiskohen edhe rreth 80 mijë euro

    Austri, 28-vjeçari kosovar dënohet me burg për trafikim droge, i konfiskohen edhe rreth 80 mijë euro

    Ai ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa këtë javë doli para trupit gjykues për t’u përballur me akuzat.

    Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri pranoi se kishte dijeni për drogën që ndodhej në bagazhin e automjetit, por u përpoq të distancohej nga përgjegjësia. Ai deklaroi se kishte shkuar tek makina disa herë atë mbrëmje vetëm për të marrë xhaketën e të dashurës së tij dhe se nuk donte të kishte të bënte me “gjërat”, duke iu referuar drogës. Sipas tij, substancat narkotike i përkisnin pronarit të automjetit.

    Megjithatë, dëshmia e një gjermani të thirrur si dëshmitar e rrëzoi këtë version. Ai, i njohur më parë nga autoritetet për raste të ngjashme, e mohoi përfshirjen e tij dhe e fajësoi drejtpërdrejt 28-vjeçarin kosovar, shkruan urgjent.com.

    Pas shqyrtimit të provave, kryetarja e trupit gjykues, Franziska Klammer, e shpalli të riun fajtor për trafikim droge dhe përgatitje për trafikim droge. Gjykata i shqiptoi atij një dënim me dy vjet burgim efektiv dhe urdhëroi konfiskimin e shumës prej 78,720 eurosh, të konsideruar si përfitim nga veprimtaria e paligjshme.

    Vendimi është tashmë i formës së prerë, duke i mbyllur mundësinë e apelimit për 28-vjeçarin kosovar.

  • Vinjeta austriake bëhet më e shtrenjtë – çmimi vjetor tejkalon 100 euro për herë të parë

    Vinjeta austriake bëhet më e shtrenjtë – çmimi vjetor tejkalon 100 euro për herë të parë

    Për herë të parë, vinjeta vjetore kushton mbi 100 euro, duke arritur në 103.80 euro, që është një rritje prej 7.7% krahasuar me vitin 2024.

    Çmimet e reja për opsionet afatshkurtra

    • Vinjeta 2-mujore: 31.10 € (nga 28.90 € më parë)
    • Vinjeta 10-ditore: 12.40 € (nga 11.50 € më parë)
    • Vinjeta 1-ditore: 9.30 € (nga 8.60 € më parë)

    Arsyeja e rritjes

    ASFINAG ka sqaruar se rritja është bërë për të reflektuar indeksin e çmimeve të konsumit të Statistikave të Austrisë. Pas një viti pa ndryshime, tarifat janë përshtatur me inflacionin.

  • Mashtrimi me kriptovaluta, një kosovare u premtoi 24 austriakëve pasuri nga 250 euro, por u vodhi mbi 100,000 euro

    Mashtrimi me kriptovaluta, një kosovare u premtoi 24 austriakëve pasuri nga 250 euro, por u vodhi mbi 100,000 euro

    Të hënën, një 31-vjeçare kosovare, e cila ishte pjesë e këtij mashtrimi, u paraqit para Gjykatës Rajonale të Vjenës, ku rrëfeu rolin e saj në skemën piramidale.

    Sipas prokurorit publik, gjithçka fillonte me një telefonatë. Mashtruesit përdornin teknika të sofistikuara, duke u prezantuar si punonjës të kompanive serioze si Microsoft ose si tregtarë të suksesshëm. Ata synonin të bindnin viktimat që të investonin një shumë fillestare prej 250 eurosh, duke u premtuar se ajo do të shndërrohej në një pasuri marramendëse brenda pak ditësh, falë tregtimit të kriptovalutave, shkruan urgjent.com.

    Banda, e cila kishte ngritur një qendër thirrjesh me 150 punonjës në Prishtinë, krijoi një platformë të rreme online që dukej tejet e besueshme. Ajo bënte reklama të gjera për të joshur sa më shumë njerëz. Viktima e këtij mashtrimi ishin si austriakë, ashtu edhe gjermanë. Vetëm në Austri, 24 persona u mashtruan me mbi 100,000 euro, ndërsa në Gjermani, numri i viktimave kalonte 100, me një dëm total prej 570,000 eurosh. Megjithatë, gjykata në Vjenë trajtoi vetëm rastet e mashtrimit në Austri.

    Përmes një softueri të manipuluar, investitorët shihnin fitime fiktive në llogaritë e tyre, gjë që i inkurajonte ata të investonin edhe më shumë para. Por, në momentin që dikush kërkonte tërheqjen e fondeve, llogaria e tij “digjej” dhe paratë zhdukeshin, duke kaluar te llogaritë e kompanive fiktive që i shërbenin mashtrimit.

    31-vjeçarja kosovare, e cila kishte rol aktiv si “tregtare” në këtë skemë, u arrestua në Kosovë në maj të vitit 2025 dhe u ekstradua në Austri. Ajo dëshmoi se merrte një pagë fikse prej 2,000 deri në 3,000 euro në muaj, plus një komision për çdo investim të suksesshëm. Ajo pohoi se në fillim nuk kishte dyshuar për natyrën mashtruese të biznesit, por më pas presioni ishte shtuar. “Më vjen shumë keq,” tha ajo para gjykatës.

    Vendimi i gjykatës ishte: 14 muaj burg, njëri prej të cilëve pa kusht. Ky vendim është tashmë i formës së prerë.

  • Vala e falimentimeve godet Austrinë, frika për një “cunami” ekonomik

    Vala e falimentimeve godet Austrinë, frika për një “cunami” ekonomik

    Fjala “falimentim” është kthyer në një pjesë të përditshme të jetës, ndërsa vala e falimentimeve të kompanive po rritet me shpejtësi, duke tronditur tregun dhe duke ngritur shqetësime për një recesion të thellë.

    Sipas të dhënave të Shoqatës së Kreditorëve Alpinë (AKV), situata është alarmante. Çdo javë, plot 84 kompani në Austri shpallin falimentimin. Kjo do të thotë një mesatare prej rreth 362 falimentimesh në muaj. Parashikimet janë edhe më të zymta: AKV pret që deri në fund të vitit, rreth 4,500 kompani mund të falimentojnë nëse kjo trajektore nuk ndryshon, transmeton urgjent.com.

    Statistikat tregojnë se Vjena dhe Austria e Poshtme janë zonat më të goditura. Në gjysmën e parë të vitit, kryeqyteti regjistroi një rekord të trishtë me 799 falimentime, duke kryesuar listën. Ky numër i lartë nuk i habit ekspertët, duke pasur parasysh popullsinë e madhe dhe numrin e lartë të kompanive në Vjenë.

    Por ajo që është vërtet tronditëse është situata në Austrinë e Poshtme. Me 389 kërkesa për falimentim në të njëjtën periudhë, kjo provincë renditet e dyta. Edhe pse ka pasur një rënie të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, vala e falimentimeve po vazhdon, duke mbyllur mesatarisht 65 biznese çdo muaj. Sektorët më të prekur janë tregtia me pakicë (89 raste) dhe ndërtimi (79 raste), ndërsa edhe sektori i shëndetësisë dhe shërbimeve sociale është goditur rëndë. Borxhet e kompanive të falimentuara në këtë provincë arrijnë në një total prej 342.4 milionë euro.

    Ekspertët thonë se kjo krizë është një pasojë e kombinimit të disa faktorëve. Kreditë e marra gjatë pandemisë së koronavirusit tani po bëhen të papërballueshme. Inflacioni i lartë dhe çmimet e larta të ushqimeve, energjisë dhe shpenzimeve të tjera po ulin ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve. Si rezultat, austriakët, të frikësuar nga e ardhmja, po kursejnë gjithnjë e më shumë, duke dëmtuar konsumin dhe duke lënë bizneset në një “modalitet mbijetese”.

    Pavarësisht kësaj krize të thellë për bizneset, numri i falimentimeve personale ka rënë lehtësisht me 5.14%. Gjatë gjysmës së parë të vitit, 627 persona kërkuan falimentim personal, me një borxh mesatar prej 118,200 euro.

    Sidoqoftë, frika mbetet e madhe. Analistët thonë se rënia ekonomike pritet të vazhdojë, duke shkaktuar një valë të re falimentimesh, sidomos në shitjet me pakicë, ku shumë biznese nuk kanë arritur t’i mbijetojnë inflacionit dhe rënies së xhiros. Dhe ajo që është edhe më shqetësuese është se Austria ka qenë në recesion për të tretin vit radhazi.

    Shoqata e Kreditorëve Alpinë paralajmëron se vala e falimentimeve mund të kthehet në një “cunami” ekonomik, duke lënë pas një gjurmë shkatërrimi për mijëra biznese dhe punëtorë në të gjithë vendin. Kjo situatë e vështirë ngre pyetjen: A është kjo vetëm fillimi i një krize më të thellë që po troket në portën e Austrisë?

  • Austria prezanton “kamerat e zhurmës”, një ndalesë për veturat e zhurmshme dhe garuesit e paligjshëm

    Austria prezanton “kamerat e zhurmës”, një ndalesë për veturat e zhurmshme dhe garuesit e paligjshëm

    Bëhet fjalë për “kamerat e zhurmës”, një sistem i ri që funksionon si kamerat e shpejtësisë, por regjistron nivelin e decibelëve të tejkaluar.

    Testimi i parë i këtij sistemi inovativ nisi në Salzburg, ku policia testoi pajisjet që matnin zhurmën me një saktësi të lartë. Ky projekt pilot, i drejtuar nga shteti austriak, synon të krijojë një bazë ligjore dhe teknologjike për të ndëshkuar drejtpërdrejt shkeljet që lidhen me zhurmën e tepërt. Me këtë nismë, zyrtarët po i dërgojnë një mesazh të qartë shoferëve: “Terrori nga zhurma nuk ka vend në Salzburg!”.

    Qyteti i Salzburgut, por edhe zona të tjera të Austrisë, kanë kohë që përballen me një problem në rritje: gara të paligjshme dhe automjete të modifikuara, të cilat jo vetëm rrezikojnë sigurinë rrugore, por edhe shqetësojnë rëndë banorët me zhurmën e tyre të lartë. Modifikimet e qëllimshme në motorë apo sisteme shkarkimi prodhojnë zhurma që shpesh tejkalojnë nivelin e lejuar (50 decibel gjatë ditës dhe 35 decibel natën në zonat e banuara). Deri më tani, regjistrimi i këtyre shkeljeve afatshkurtra ka qenë pothuajse i pamundur për policinë, e cila duhej t’i dërgonte automjetet për kontroll në punishte të specializuara, shkruan urgjent.com.

    Me “kamerat e zhurmës”, ky proces do të thjeshtohet. Pajisja, e zhvilluar nga qendra kërkimore Joanneum Research në Graz, përdor mikrofona dhe kamera për të identifikuar automjetet që shkaktojnë zhurmë të tepërt dhe për të regjistruar automatikisht targën e tyre. Të dhënat dërgohen në kohë reale te një patrullë policie, e cila mund të ndalojë shoferin disa qindra metra më larg.

    Megjithëse ende nuk ekziston një bazë e plotë ligjore për të vendosur gjoba automatike bazuar në të dhënat e këtyre kamerave, ky është hapi tjetër drejt krijimit të një sistemi të plotë ndëshkues. Gjobat në Salzburg janë tashmë të larta, duke shkuar nga 500 deri në 5,000 euro për “zhurmë shqetësuese dhe të papërshtatshme”. Me futjen e “kamerave të zhurmës” dhe ndryshimet e pritura ligjore, shkelësit do të ndëshkohen në mënyrë automatike, duke garantuar një procedurë më të shpejtë dhe efikase.

    Këshilltari i transportit në Salzburg, Stefan Schnöll, theksoi se po punohet për të arritur një konsensus në mbarë vendin për të zgjidhur këtë problem. Ai beson se ky sistem i ri, i cili kushton rreth 500,000 euro, do të forcojë aleancën e autoriteteve kundër zhurmës së qëllimshme nga automjetet, duke përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë banorët.

  • Austri, kapet duke vozitur 170 km/h, 26-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet makina

    Austri, kapet duke vozitur 170 km/h, 26-vjeçarit nga Kosova i konfiskohet makina

    Ngjarja ka ndodhur të hënën pranë St. Michael im Lungau, ku ishte vendosur një kufizim shpejtësie prej 100 km/orë.

    I riu, me makinën e tij, po udhëtonte me mbi 170 km/orë, duke tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar. Si pasojë e kësaj shkeljeje të rëndë, policia austriake ka marrë masa të menjëhershme, shkruan platforma Urgjent.com.

    Autoritetet sekuestruan përkohësisht automjetin, konfiskuan patentën e drejtimit dhe ngritën akuza kundër 26-vjeçarit. Kjo shkelje e ligjit të trafikut në Austri përbën një rrezik të madh për sigurinë rrugore, jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

  • Vjenë, në gjendje të dehur 28-vjeçari nga Kosova kërcënon me thikë pasagjerët në stacionin hekurudhor

    Vjenë, në gjendje të dehur 28-vjeçari nga Kosova kërcënon me thikë pasagjerët në stacionin hekurudhor

    Më pas, ai ka kërcënuar një 26-vjeçar me një thikë të palosshme.

    Për fat të mirë, stafi i sigurisë i stacionit, i cili u njoftua menjëherë, arriti të ndërhynte dhe t’ia merrte thikën agresorit. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje, duke e arrestuar përkohësisht burrin dhe duke konfiskuar armën e dyshuar, raporton platforma Urgjent.com.

    Gjatë kontrollit, u zbulua se 28-vjeçari, i cili tashmë ishte subjekt i një ndalimi për armëmbajtje, kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Pavarësisht veprimeve të tij të dhunshme, ai refuzoi të bashkëpunonte gjatë marrjes në pyetje. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Vjenës, i riu është liruar me kusht.

    Ky incident nuk është rasti i parë i përfshirjes së 28-vjeçarit në probleme me ligjin. Ai është një person i njohur për policinë për akuza të mëparshme si kërcënime, lëndime trupore dhe dhunë në familje, të cilat kryesisht kanë ndodhur në jetën e tij private. Ky rast tregon rëndësinë e sigurisë publike dhe ndërhyrjes së shpejtë në ambiente të mbushura me njerëz si stacionet hekurudhore.

  • Nga Gjermania në Austri, e deri në Hungari – përfundon në pranga 38-vjeçari kosovar i dyshuar për vjedhje

    Nga Gjermania në Austri, e deri në Hungari – përfundon në pranga 38-vjeçari kosovar i dyshuar për vjedhje

    Sipas autoriteteve, ai kishte qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga hetuesit, duke lëvizur me dy bashkëpunëtorë. Por në momentin kur situata u tensionua dhe ndodhi përballja me policinë në rrugët e Austrisë së Epërme dhe Bavarisë, ai ishte vetëm.

    Kosovari u përfshi në një ndjekje spektakolare policore, ku arriti të arratisej me shpejtësi deri në 180 km/orë, përpara se të pësonte një aksident në Bavari. Fillimisht ai ishte liruar për shkak të mungesës së provave, ndonëse ishte shpallur fajtor për një rast vjedhjeje me thyerje.

    Në emër të tij figurojnë tetë vjedhje të ndryshme në biznese – katër prej të cilave tashmë të përfunduara – të kryera në rajonin e Schärding. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga grabitjet llogaritet të jetë rreth 80,000 euro.

    Pasi u arrestua në Hungari, autoritetet njoftuan se tani ekzistojnë prova të mjaftueshme për të kërkuar ekstradimin e tij në Austri. Edhe pse ai vazhdon të mohojë çdo përfshirje, procesi i ekstradimit është në vazhdim dhe pritet të përmbyllet së shpejti.

  • Austri, arrestohen babë e bir nga Kosova, dhunuan disa adoleshentë pas një debati për skuter elektrik

    Austri, arrestohen babë e bir nga Kosova, dhunuan disa adoleshentë pas një debati për skuter elektrik

    Sipas Policisë së Shtetit të Styria-s, rreth orës 21:00, qytetarë të shumtë kishin raportuar përmes telefonit se një burrë po sulmonte kalimtarë në sheshin Minoritenplatz. Konflikti verbal që kishte shpërthyer më parë, eskaloi në dhunë fizike.

    Burri 61-vjeçar kishte kërcënuar disa persona me një thikë të palosshme dhe më pas kishte goditur me të një adoleshent. Për fat të mirë, nuk është raportuar për plagë të rënda nga sulmi me thikë. Sipas autoriteteve austriake, ky person kishte ndalim zyrtar për armëmbajtje dhe për këtë arsye u arrestua menjëherë nga policia.

    Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, djali i tij 19-vjeçar papritur e sulmoi me grusht në kokë një dëshmitar 17-vjeçar të incidentit. I riu u rrëzua në tokë dhe për një moment humbi ndjenjat. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Leobenit për trajtim mjekësor.

    Edhe 19-vjeçari u arrestua në vendngjarje. Autoritetet austriake kanë konfirmuar se hetimet për këtë rast të rëndë janë ende në zhvillim.

  • Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Austri dhe Gjermani – 10 të arrestuar dhe sasi të mëdha droge të sekuestruara

    Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Austri dhe Gjermani – 10 të arrestuar dhe sasi të mëdha droge të sekuestruara

    Policia e Austrisë së Poshtme njoftoi të hënën për 10 arrestime të kryera në një operacion të koordinuar mes dy shteteve.

    Sipas njoftimit zyrtar, shtatë të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim në burgun e njohur Vjenë-Josefstadt, ndërsa tre të tjerë janë ndaluar në Gjermani – njëri në pritje të ekstradimit dhe dy të tjerë përballen me procedura penale në vendin fqinj.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar nëntë kilogramë kokainë, 64 kilogramë kanabis bimor dhe 44,265 euro në para të gatshme, ndërkohë që autoritetet dyshojnë se banda ka qarkulluar gjithsej të paktën 32 kilogramë kokainë dhe 65 kilogramë kanabis, me një vlerë që arrin në rreth 2.5 milionë euro.

    I dyshuari kryesor i këtij rrjeti është një shtetas shqiptar 32-vjeçar, rezident në lagjen Gänserndorf të Vjenës. Sipas hetimeve, organizatori i dyshuar i rrjetit është xhaxhai i tij, një 48-vjeçar që jeton në Duisburg të Gjermanisë.

    Operacioni u drejtua nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Poshtme, në bashkëpunim me autoritetet hetimore gjermane dhe Ministrinë e Brendshme të Austrisë. Arrestimet u realizuan njëkohësisht në disa lokacione më 26 dhe 28 maj, në kuadër të një aksioni të koduar “La Familia”.

    Të dyshuarit e arrestuar janë nëntë burra shqiptarë dhe një grua me shtetësi sllovake. Roli i tyre në rrjet përfshinte kontrabandimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e drogës në pika të caktuara (të ashtuquajturit “roje bunkerësh”).

    Operacioni i përbashkët shihet si një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës me rrënjë në Ballkan. Autoritetet e të dy vendeve vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme dhe për të dokumentuar tërësisht veprimtarinë e këtij rrjeti të sofistikuar kriminal.

  • Tragjedi ajrore në Austri: Rrëzohet një aeroplan i vogël me katër persona në bord, të gjithë humbin jetën

    Tragjedi ajrore në Austri: Rrëzohet një aeroplan i vogël me katër persona në bord, të gjithë humbin jetën

    Sipas informacioneve paraprake, aeroplani u rrëzua në një terrencë të ashpër dhe të vështirë për aksesim, pranë rrugës Gerlosstrasse B165, një rrugë rurale që lidh Oberpinzgau me Zillertal, në rajonin e Tirolit të Veriut.

    Flakë, rrënoja dhe terren i paarritshëm

    Shërbimet e emergjencës u përballën me vështirësi të mëdha për të arritur në vendin e ngjarjes për shkak të terrencës së thyer malore. Rrënojat e aeroplanit dhe pylli përreth ishin përfshirë nga flakët, të cilat janë shuar më vonë nga ekipet e zjarrfikësve. Deri më tani, nuk është gjetur asnjë i mbijetuar.

    Një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve të qarkut deklaroi se avioni i rrëzuar mund të ketë qenë një planer i motorizuar – një lloj avioni i vogël me motor të dobët, i destinuar për fluturime të qeta dhe shpesh sportive.

    Avioni u zhduk nga radarët

    Sipas autoriteteve, avioni është zhdukur papritur nga sistemet e trafikut ajror, pasi radari i tij është fikur, çka sugjeron se mund të ketë pasur një defekt të papritur ose aksident teknik. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rrëzimit janë në vijim dhe autoritetet austriake po punojnë në bashkëpunim me ato gjermane për të zbuluar arsyet e tragjedisë.

    Gazeta gjermane BILD, duke cituar burime nga policia, ka raportuar se të katër personat në bord kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

  • Ngjarje e rëndë në Austri: 53-vjeçari nga Kosova plagos gruan dhe kunatin me armë dhe çekiç në një konflikt familjar

    Ngjarje e rëndë në Austri: 53-vjeçari nga Kosova plagos gruan dhe kunatin me armë dhe çekiç në një konflikt familjar

    Një burrë 53-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se të mërkurën në mbrëmje ka plagosur rëndë bashkëshorten dhe vëllain e saj gjatë një përleshjeje në familje, në banesën e tyre në Seiersberg-Pirka, pranë qytetit të Gracit.

    Sipas policisë austriake, i dyshuari fillimisht ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 40-vjeçare, duke e zënë për fyti dhe duke e plagosur, ndërsa më pas ka qëlluar me armë zjarri kunatin 37-vjeçar, të cilin më pas e ka goditur edhe në kokë me çekiç. Arma e përdorur, një pistoletë e vogël me origjinë ruse, rezulton të ishte e paligjshme.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, kur vajza 19-vjeçare e çiftit thirri xhaxhain për ndihmë, pasi situata mes prindërve ishte përshkallëzuar. I riu, që dyshohet se kishte një rol ndërmjetësues në marrëdhëniet familjare, u përball me një skenë të rëndë kur mbërriti.

    Sapo hyri në shtëpi, 53-vjeçari dyshohet se nxori armën dhe shtiu drejt tij. Ai e goditi dy herë – një herë në shpatull dhe një herë në ije. Më pas, e goditi në kokë me çekiç, duke e lënë të plagosur rëndë.

    Pavarësisht sulmit brutal, kunati dhe gruaja bashkë me dy fëmijët (15 dhe 19 vjeç) arritën të largohen nga shtëpia dhe të njoftojnë shërbimet emergjente. Njësitë speciale të policisë “Cobra” ndërhynë me urgjencë dhe arrestuan autorin e dyshuar pa rezistencë në vendngjarje.

    37-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve austriake. Çekiçi u konfiskua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa arma u gjet më vonë, pasi i dyshuari e kishte hedhur përtej barrierës së zhurmës në autostradë.

    Sipas zëdhënësit të policisë, Fritz Grundnig, familja kishte jetuar prej vitesh në Seiersberg-Pirka, në një shtëpi private përballë autostradës. Fqinjët kanë pohuar se kishin dëgjuar herë pas here debate të ashpra nga banesa e familjes, megjithatë policia nuk kishte marrë më parë ndonjë thirrje zyrtare për ndonjë incident.

    Pas arrestimit, 53-vjeçari është marrë në pyetje nga autoritetet, por ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka dhënë deklaratë mbi ngjarjen. Ai pritet të transferohet të premten në burgun Graz-Jakomini, ndërsa hetimet për motivin dhe rrethanat e sulmit po vazhdojnë.

    Një fqinj i familjes, i tronditur nga ngjarja, ka thënë për mediat lokale:

    “Ai gjithmonë dukej i ftohtë, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes. Bëmë edhe një barbeque një herë bashkë. Kur pashë policinë të futej me drita të ndezura, e kuptova që ishte diçka serioze.”

    Policia austriake është duke hetuar më tej për të kuptuar nëse kishte ndonjë histori të dhunës në familje që nuk ishte raportuar, si dhe mënyrën se si 53-vjeçari ka siguruar armën e paligjshme. Në qendër të hetimeve mbeten edhe roli i fëmijëve gjatë incidentit dhe rrethanat që çuan në përshkallëzimin fatal të konfliktit.

  • Incident i rëndë në Austri: Shqiptari sulmon me thikë të dashurin e ish-partneres në Kapfenberg

    Incident i rëndë në Austri: Shqiptari sulmon me thikë të dashurin e ish-partneres në Kapfenberg

    Sipas autoriteteve austriake, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur shërbimet emergjente u thirrën me urgjencë në apartamentin ku ndodhi incidenti. Aty ishin të pranishëm dy burra, shqiptari dhe i dashuri aktual i ish-partneres së tij. Mes tyre kishte shpërthyer një grindje e ashpër, që përfundoi në dhunë.

    Në kulmin e konfliktit, i dyshuari rrëmbeu një thikë për biftek dhe e sulmoi rivalin e tij, duke i shkaktuar plagë të shumta me thikë dhe prerje në zonën e gjoksit. Fatmirësisht, viktima arriti të mbijetojë dhe nuk është në rrezik për jetën, megjithëse ka marrë plagë serioze.

    Policia, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, arrestoi autorin, i cili pranoi menjëherë fajin. Ai u dërgua në qendrën e paraburgimit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për dëmtim të rëndë trupor me dashje.

    Ende nuk është konfirmuar nëse motivi i këtij sulmi ishte hakmarrja apo xhelozia, por autoritetet janë duke hetuar të gjitha pistat për të kuptuar sfondin e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Portali ynë do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet mbi këtë rast dhe të raportojë më shumë sapo të ketë informacione shtesë nga autoritetet austriake.

  • Tragjedia në Graz, një nxënëse nga Kosova në mesin e viktimave

    Tragjedia në Graz, një nxënëse nga Kosova në mesin e viktimave

    IndeksOnline raporton se në mesin e viktimave është edhe një nxënëse nga Kosova, 15-vjeçare, me prejardhje nga Vitia.

    Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, kjo tragjedi ka lënë 9 nxënës të vdekur, si dhe një mësuese. Autori i aktit, një ish-nxënës i shkollës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në banjën e shkollës pas sulmit. Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë, duke e cilësuar sulmin si të tmerrshëm. Ajo theksoi se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

    “Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim,” shkroi Osmani në platformën “X”.

    Kjo ngjarje tragjike ka sjellë dhimbje të thellë dhe dëshpërim, duke ngritur shqetësime globale për sigurinë në institucionet arsimore.