Nënshkruhet kontrata, shtigjet e ecjes në lagjën e Bajraktarëve përfundojnë në fund të tetorit

08.09.2021

Më 26 korrik 2021 Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për rregullimin edhe të një shtegu të ecjes në qytet. 08.09 Operatori ekonomik dhe autoriteti kontraktues (Komuna Suharekë) më datën 7 shtator 2021 kanë lidhur kontratë për ndërtimin e shëtitores në lagjën e Bajraktarëve, ku sipas kontratës punimet e shtigjeve do të përfundojnë jo […]

Nënshkruhet kontrata, shtigjet e ecjes në lagjën e Bajraktarëve përfundojnë në fund të tetorit

Më 26 korrik 2021 Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për rregullimin edhe të një shtegu të ecjes në qytet.

08.09 Operatori ekonomik dhe autoriteti kontraktues (Komuna Suharekë) më datën 7 shtator 2021 kanë lidhur kontratë për ndërtimin e shëtitores në lagjën e Bajraktarëve, ku sipas kontratës punimet e shtigjeve do të përfundojnë jo më larg se data 27 tetor 2021.

111-Kontrata-Lagjia-e-Bajraktarve

27.08

Më 27 gusht Komuna e Suharekës ka shpallur fituesin e tenderit në vlerë prej 63,998.00 euro operatorin ekonomik N.P.T “Bamirs”, i cili në këtë aktivitet të prokurimit ishte i vetmi ofertues.

Rregullimi i shtegut të ecjes në fjalë është paraparë në vend me klimë të begatshme dhe me pozitë gjeografike adekuate për shteg, në shpatijet e qytetit të Suharekës, përkatësisht në hapsirën e pyllëzuar mbi lagjën Bajraktari, gjegjësisht nga magjistralja Suharekë – Prizren deri afër autoudhës ,,Ibrahim Rugova”.

Sipas dosjes së tenderit që ka siguruar SuharekaOnline projekti që parashihet të kushtojë 65,000.00 euro do të ketë shtegun e ecjes, shtegun për biciklista si dhe mundësi pushimi dhe rekreacioni duke ofruar kënde për qëndrim rekreativ dhe pushues të cilat janë të pajisura me ndriçim, ulëse dhe shporta mbeturinash.

Për nga destinimi i hapësirave, projekti përmban karakter, rekreativ, sportiv, relaksues si dhe rehabilitues. Sipas vlerësimit lokacioni gjendet në një pozitë të përshtatshme dhe lidhet me rrugë të mira me qytetin  ku ka çasje për rrugë në tri pjesë.

Etiketat

Ofertat e fundit