Nesër, më 26 shkurt 2026, mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës në Suharekë

25.02.2026

Kuvendi i Komunës në Suharekë do të mbajë mbledhjen e tretë (3) të rregullt për vitin 2026, të enjten, më 26 shkurt 2026, me fillim nga ora 10:00. Mbledhja është caktuar nga Kryesuesi i Kuvendit, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe aktet përkatëse nënligjore.

Nesër, më 26 shkurt 2026, mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës në Suharekë Foto: Ilustrim

Në rend dite janë paraparë 12 pika, të cilat përfshijnë çështje organizative, financiare dhe vendimmarrëse me rëndësi për funksionimin e komunës. Në fillim të seancës do të bëhet dhënia e deklaratës së betimit për anëtarët e rinj të Kuvendit që janë zëvendësuar, ndërsa më pas do të shqyrtohet dhe miratohet procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Një nga pikat kryesore të diskutimit do të jetë projekt-vendimi për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), mekanizëm ky i rëndësishëm për trajtimin e çështjeve të sigurisë në nivel lokal dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Po ashtu, kuvendarët do të shqyrtojnë projekt-vendime që kanë të bëjnë me pronën e paluajtshme të komunës, përfshirë miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, si dhe formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të kësaj prone. Në rend dite është edhe formimi i komisionit për shqyrtimin e ankesave.

Një tjetër pikë me rëndësi është formimi i komisioneve komunale të aksionarëve për Ndërmarrjet Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” dhe “Eko-Regjioni”, që pritet të ndikojë në mbikëqyrjen dhe funksionimin e këtyre ndërmarrjeve.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-vendimi për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, si dhe raporti financiar për ekzekutimin dhe administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar–dhjetor 2025. Gjithashtu, do të diskutohet raporti i komisionit për mbikëqyrjen e kontratave në Zonën Industriale në Shirokë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More