Formohet kabineti i ri drejtues i Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj
Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, ka zyrtarizuar formimin e kabinetit të ri drejtues, i cili përbëhet nga nënkryetarja dhe drejtorët e drejtorive komunale që do të udhëheqin sektorët kyç të administratës komunale.
Foto: Ilustrim
Kabineti i ri synon rritjen e efikasitetit institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes një qeverisjeje profesionale, transparente dhe të përgjegjshme.
Përbërja e kabinetit të ri:
Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës
Kymete Bajraktari – Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Gent Gashi – Drejtor i Inspekcionit
Erza Ramadani – Drejtoreshë e Ekonomisë, Buxhetit dhe Financave
Liridon Jollxhiu – Drejtor i Administratës
Armend Krasniqi – Drejtor i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë
Remzi Bajselmani – Drejtor i Arsimit
Amir Hoxha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave
Donjete Kabashi – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës
Mensur Selimaj – Drejtor për Shërbime Pronësore, Gjeodezi dhe Kadastër
Visar Kuqi – Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit
Me këtë rast, kryetari Muharremaj u uroi suksese të gjithë anëtarëve të kabinetit, duke theksuar përkushtimin për punë profesionale, transparencë dhe shërbim ndaj interesit publik.
