Pas erërave të forta, disa fshatra të Suharekës mbesin pa energji elektrike

13.11.2026

Pas erërave të forta që kanë përfshirë Suharekën gjatë ditës së sotme, disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 14:00.

Sipas informacioneve të siguruara, ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur pas përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Suhareka Online ka kontaktuar KEDS-in për të marrë informacione lidhur me shkakun e ndërprerjes dhe kohën e rikthimit të energjisë elektrike, ndërsa aktualisht është në pritje të një përgjigjeje nga kjo kompani.

Suhareka Online do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje.