Protesta e dytë e NJSI-së e marrëveshja me Elektroseverin – çka ndodhi gjatë javës?

10.12.2023

Protesta e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, rezultatet e në testin e PISA-s e marrëveshja e KEDS-it me Elektroseveri, ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Çka bërë vaki? Protesat e NJSI-së Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenues të Policisë së Kosovës përsëri kanë protestuar të shtunën para objektit të Qeverisë […]

Protesta e dytë e NJSI-së e marrëveshja me Elektroseverin – çka ndodhi gjatë javës? Foto: Ilustrim

Protesta e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, rezultatet e në testin e PISA-s e marrëveshja e KEDS-it me Elektroseveri, ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Çka bërë vaki?

Protesat e NJSI-së

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenues të Policisë së Kosovës përsëri kanë protestuar të shtunën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo është hera e dytë që këtë pjesëtarë protestojnë dhe se deri më tani, Qeveria nuk ka plotësuar kushtet e kërkuar nga ta.

Si herën e parë edhe kësaj herë, kjo protestë mori vemendje të madhe.

E lidhur më këtë protestë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçal, të cilit nuk i ka pëlqyer protesta.

Ai ka përmendur punën që kanë bërë në përmirësimin e kushteve për të gjitha njësit e PK-së.

Ritheksoj se për Policinë e Kosovës nga marrja e mandatit tonë deri sot e kemi rritur buxhetin për 30%, ndërkaq në investime kapitale rritja është prej 300%. Buxheti për pajisje operacionale ka qenë më pak se gjysmë milioni, ndërkaq sot është mbi 9 milionë euro apo 21-fish më shumë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Rezultetet në PISA

Edhe këtë vit, Kosova u rendit tepër keq në rezultatet në testin e PISA-s.

Sipas rezultateve të publikuara, Kosova renditet krejt në fund të renditjes në pothuajse të gjitha kategoritë.

Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, kurse vendin e 77-të nga 80 shtete për shkencë.

Kurse, në matematikë Kosova renditet në vendin e gjashtë nga fundi.

Këto rezultate të dobëta kanë nxitur reagime të jashtëzakonshme në vend. Anëtarë të shoqërisë civile, e zyrtarë të opozitës kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, vitin e kaluar kishte thënë se nuk mund të priten rezultate të mira pasi testi është mbajtur gjatë pandemisë, dhe sfidat kanë qenë të shumta dhe se për të rezultatet kanë qenë të pritshme.

Marrëveshja KEDS-Elektrosever

KEDS ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë serbe, Elektrosever për energjinë elektrike në veri të vendi.

Për këtë marrëveshje ka njoftuar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja dhe hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!” – ka shkruar Lajçak.

Ndërsa analistët i kanë publikuar videot kur kryeministri Kurti sa ishte në opozitë kundërshtonte marrëveshjen me Elektroseverin.

Përveç ngjarjeve që u përmend, në Kosovë ka vazhduar të diskutohet edhe për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të shtunën mbrëma është raportuar se Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vrasjen.

Temë tjetër ka qenë edhe që Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL ka lëshuar urdhëarrest për kriminelin Millan Radojiçiq.