Rrahje, kanosje, patrullime nga policia, arrestime – Top ngjarjet e javës në Suharekë

12.08.2023

Java që po lëm pas, ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës në Suharekë, të cilët u përballën dhe trajtuan raste nga më të ndryshmet që u raportuan nga qytetarët. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave. Që nga dita e parë e javës, […]

Rrahje, kanosje, patrullime nga policia, arrestime – Top ngjarjet e javës në Suharekë Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Java që po lëm pas, ka qenë javë e ngarkuar për Policinë e Kosovës në Suharekë, të cilët u përballën dhe trajtuan raste nga më të ndryshmet që u raportuan nga qytetarët.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Që nga dita e parë e javës, Policia e Kosovës në Suharekë ka trajtuar raste të ndryshme, e poashtu, të njëjtit janë përkujdesur edhe për situatën në trafik, e cila me ardhjen e mërgimtarëve në vend është ngarkuar dhe si rezultat është rritur numri i aksidenteve në trafik, ku përveç dëmëve materiale, ato kanë përfunduar edhe me persona të lënduar.

Nga Policia e Kosovës në Suharekë, për SuharekaOnline vazhdimisht kanë konfirmuar se numri i aksidenteve ka shënuar rritje të dukshme gjatë sezonit verorë, mirëpo fatmirësisht asnjë nuk është regjistruar me fatalitet.

E gjatë patrullimit në rrugët e Komunës së Suharekës, policia është përballur edhe me persona të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj masave ndëshkuese të policisë siç janë tiketat e trafikut.

Me një rast të tillë Policia e Kosovës në Suharekë është përballur gjatë minutave të parë të ditës së enjte, ku në sipas policisë bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e implementimit të planit “Goditja 2023” në rrugën “Brigada 123” në Suharekë me datë 10.08.2023 në pikën e kontrollit të automjeteve, patrulla e policisë ka ndaluar një automjet , i cili gjatë vozitjës ka bërë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, andaj ndaj këtij drejtuesi zyrtarët policor kanë shqiptuar tiketë për kundërvajtje konforn ligjit për rregullat në trafikun rrugor, shkruan SuharekaOnline.

“Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj zyrtarëve policor

Prizren, 10 gusht 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren në vazhdën e implementimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në rrugën ,,Brigada 123’’ në Suharekë, me datën 10.08.2023 rreth orës 00:30 në pikë të kontrollit të automjeteve, patrulla policore ka ndalur një automjet me vozitës mashkull, kosovar shqiptar, i cili gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të shpejtësisë së lejuar të vozitjes. Ndaj këtij vozitësi zyrtarët policor kanë shqiptuar një kundërvajtje konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor.

Pas shqiptimit të kundërvajtjes i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor me fjalë të ndryshme.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Ndaj të njëjtit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj këtij të dyshuari do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Kanosje’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore.” thuhet në njoftimin e policisë.

Përveç këtyre rasteve, ende më shqetësuese janë kur qytetarët kanosen dhe sulmohen fizikisht mes vete si pasojë e mosmarrëveshjeve të ndryshme.

Një rast i tillë është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë të enjtën rreth orës 20:20, ku një person ka informuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy persona me të cilët kishte pasur mosmarrëveshje më herët.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Rr. Brigada 123, Suharekë, 10.08.2023-20:20 Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar  kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhej në raportin e policisë.

Ndër tjera, Komuna e Suharekës të martën e 8 gushtit, ishte tronditur nga një ngjarje tragjike e cila kishte ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës, ku kishte humbur jetën një fëmijë tetë vjeçar, D.L (emër i njohur për redaksinë).

Sipas informacioneve të para thuhej se D.L, tashmë i ndjerë, së bashku me motrën e tij gjashtë vjeçare deisa ishin duke qendruar së bashku, mbi ta kishin rënë dyert e oborrit.

Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë.

Suharekë 07.08.2023 – 15:24. Dy viktima kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor QKMF pasi qe nje objekt i rende kishte rene mbi ta. Si pasojë viktima mashkull ka vdekur, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.” thuhej në njoftimin e policisë.

Të enjtën e 10 gushtit, poashtu një rast jo fort i zakonshëm kishte ndodhur në Suharekë, ku në bazë të informacioneve të para thuhej se një vajzë e moshës 23 vjeçare kishte sulmuar fizikisht një mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë e që SuharekaOnline kishte raportuar eksluzivisht për rastin.

Poashtu, Policia e Kosovës në Suharekë kishte konfirmuar për redaksinë rastin, duke pohuar se një vajzë 23 vjeçare ka sulmuar fizikisht mjekën e cila e kishte kontrolluar nënën e saj, dhe e dyshuara nuk kishte qenë e kënaqur me shërbimin e mjekës, duke e akuzuar se ajo nuk po di asgjë dhe nuk ka bërë asgjë, e më pastaj e kishte kapur edhe për fyti duke e shtyrë me forcë.

Për këtë rast SuharekaOnline ka arritur që të kontaktojë me doktoreshën K.B, e cila u sulmua në vendin e punës.

“Sulmi ka ndodhur dje, rreth orës 19:35, një vajzë e moshës 23-24 vjeçare, pasi i kam kontrolluar nënën e saj dhe pasi i kam shënuar terapinë e nevojshme, fillimisht më ka thënë “sen s’ke bë”, e ka pas për terapinë e cila përmbante ineksione kundër dhimbjes dhe skuqjes së fytit, pra rasti nuk ka qenë urgjent. Pas kësaj unë e kam marr terapinë dhe kam dal që ta shënoj si terapi të refuzuar nga pacientja, se e kemi për detyrë me i shënu edhe refuzimet” ka deklaruar K.B.

Ajo poashtu, ka rrëfyer edhe momentin e sulmit.

“Pastaj kur kam dal në koridor, vajza e pacientës, më ka kap për krahu, më ka marr me dhunë letrën e cila përmbante terapinë dhe më ka shtyrë me aq sa ka pas fuqi, mirëpo, fatmirësisht nuk kam pësuar lëndime trupore, përveç që më ka bërë të ndihem keq në anën psikologjike, sepse është shumë e rëndë që të shërbesh tërë ditën dhe në fund të keq trajtohesh në vendin e punës” ka thënë tutje, viktima K.B.

Ajo poashtu, është shprehur se është mjeke e përgjithshme në QKMF-Suharekë dhe dje gjatë gjithë ditës me pacientët që ka trajtuar ka qenë mirë e poashtu shton se pacientët e kanë falenderuar për shërbimin dhe sjelljet e saj.

“Unë jam mjeke e përgjithshme, edhe dje gjatë gjithë ditës kam kaluar shumë mirë me pacientët që i kam trajtu, madje shumica prej tyre më kanë falenderuar për sjelljet edhe shërbimet, unë mundohen gjithmonë të sillem mirë, sepse jam mjeke e re këtu dhe normalisht që kam durim, por vajza ishte tip që kishte sjellje jo të mira dhe reagoi në atë mënyrë, është rast për keqardhje” ka përfunduar ajo.

Pas këtij rasti K.B (doktoreshë në QKMF-Suharekë) kishte deklaurar se nuk është ndjerë mirë dhe është detyruar ta ndërpresë punën.

Për këtë rast, ka reaguar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi, e cila përmes një shkrimi ka thënë se e dënon ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen e personit (femër) para drejtësisë, e cila e ka kryer këtë vepër të ultë.

Pas disa ore hetime nga Policia e Suharekës, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar.

A.B 23 vjeçare është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Arrestohet e dyshuara veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”

Prizren, 11 gusht 2023

Më datë 10.08.2023, rreth orës 19:50, Policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në QKMF-Suharekë, ka probleme me një pacient. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në QKMF dhe ka kontaktuar me viktimën (mjeken), nga e cila është kuptuar se një zonjë e panjohur e kishte dërguar për kontrolle mjekësore nënën e saj por pasi që mjekja e kishte kontrolluar pacienten dhe i kishte caktuar terapinë, e dyshuara e panjohur, i kishte thënë mjekes se ti nuk bëre asgjë.

Në këto rrethana mjekja se bashku me të dyshuarën dalin nga zyra për të shkuar tek zyra e infermierëve e për t’u konsultuar për terapinë e pacientes të cilën ia kishte shkruar , aty e dyshuara e kap mjeken për fyti dhe e shtyn duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Pas këtij veprimi e dyshuara largohet në drejtim të panjohur.

Policia menjëherë ka fillua kërkimin e të dyshuarës.

Sektori i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, sot më 11.08.2023, pas një pune intensive në terren kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarën me inicialet A. B., e datëlindjes 14.06.2000, femër/shqiptare/kosavere e cila është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Pas intervistës është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë,” thuhej në njoftimin e policisë.