Rashiqi konfirmon se Interpoli ka lëshuar urdhërarrest për Radoiçiqin

07.12.2023

Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, lëshoi urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të […]

Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, lëshoi urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai tha se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNIMK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Meqë Kosova nuk është anëtare e Interpol-it, urdhërarrestet ndërkombëtare lëshohen në këtë mënyrë.

Në ndërkohë, mediat në Serbi raportuan se Interpoli ka lëshuar urdhërarreste edhe për 11 persona të tjerë, por kjo ende nuk është konfirmuar.