Humanisti Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës

17.02.2020

Me një ceremoni solemne të organizuar nga Komuna e Suharekës, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, humanisti Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës. Ceremonia solemne e organizuar nga zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në praninë e shumë mysafirëve ka nderuar kontributin human të Halil […]

Humanisti Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Me një ceremoni solemne të organizuar nga Komuna e Suharekës, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, humanisti Halil Kastrati është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës.

Ceremonia solemne e organizuar nga zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në praninë e shumë mysafirëve ka nderuar kontributin human të Halil Kastratit.

Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë: ”Është nder dhe krenari për mua që sot para jush po e shpallim “Qytetar Nderi” z.Halil Kastrati në shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë, duke mos harruar kontributin e tij për qytetarët në nevojë nga komuna jonë”.

Kastrati në fjalën e tij ka falënderuar Komunën e Suharekës duke bër të ditur se Suhareka është komuna e parë që e nderon me një çmim të tillë.

Ai tha se “Nga sot kam përgjegjësi shtesë në punën dhe angazhimin tim gjë që na bënë edhe më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm për të gjitha aktivitetet e më tutjeshme në veprimtarinë tonë humane, duke shtuar se Komuna e Suharekës është e para që ma jep një titull të tillë”.