Aprovohhet projektligji për buxhetin dhe plani i punës në Komisionin për Inteligjencë

6 orë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, të udhëhequr nga kryetari i komisionit, Bekë Berisha.

Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan Projektligjin nr. 11/1-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.​

Përveç shqyrtimit të projektligjit për buxhetin, komisioni miratoi edhe planin e tij të punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, duke përcaktuar kështu prioritetet dhe angazhimet e ardhshme mbikëqyrëse.