Gjermania ndihmon me 1 milion euro donacion FSK-në

06.12.2021

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruajtur marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurorimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it, transmeton lajmi.net. Në njoftim bëhet e ditur se Mehaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje […]

Gjermania ndihmon me 1 milion euro donacion FSK-në Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, kanë nënshkruajtur marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurorimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it, transmeton lajmi.net.

Në njoftim bëhet e ditur se Mehaj ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për qeverinë gjermane.

Njoftimi i plotë:

Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, nënshkruan marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it. Vlera e donacionit është 1 milion euro.

Me këtë rast, ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje shumë të madhe për qeverinë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.