Maqedonci: Largimet nga FSK-ja janë brenda normales, interesimi për t’u bërë ushtar është rritur

11.07.2026

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se largimet e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk paraqesin shqetësim dhe janë brenda nivelit normal.

Maqedonci: Largimet nga FSK-ja janë brenda normales, interesimi për t’u bërë ushtar është rritur Foto: Ilustrim

Ai theksoi se numri i ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve që largohen kompensohet nga prurjet e reja, duke veçuar rritjen e interesimit për t’iu bashkuar FSK-së. Sipas tij, në fushatën e fundit të rekrutimit janë regjistruar gjashtë aplikantë për çdo pozitë të ushtarit, krahasuar me tre deri në katër aplikantë që kishte para dy ose tre vitesh.

Maqedonci foli edhe për vonesat në emërimin e gjeneralëve, duke sqaruar se procesi është shtyrë për shkak të procedurave institucionale që kërkojnë funksionalizimin e plotë të institucioneve shtetërore. Ai bëri të ditur se bordi për përzgjedhjen e kandidatëve tashmë ka përfunduar raportin, ndërsa hapat e mëtejmë përfshijnë rekomandimin e komandantit të FSK-së dhe dërgimin e propozimeve për miratim në Qeveri dhe te Presidentja.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More