1.
Pjesëtarët e FSK-së renditen të dytët në garën “Ushtari më i mirë” në SHBA
08.10.2026
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së që përfaqësuan Kosovën në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajovës në SHBA.
Pjesëtarët e FSK-së arritën një rezultat të lartë, duke u renditur në vendin e dytë në këtë garë, ku dëshmuan nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.
Me këtë rast, gjenerallejtënant Bashkim Jashari i dekoroi pjesëtarët me medalje, si shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.
Ky sukses vlerësohet si një dëshmi e përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së dhe angazhimit të tyre për të përmbushur standardet më të larta ushtarake.
