Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen në garë për deputetë 8 kandidatë që ishin për kryetarë komunash

08.12.2025

Tashmë të gjitha partitë politike në Kosovë kanë publikuar listat e tyre me nga 110 kandidatë për deputetë, të cilët do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit.

Pas zgjedhjeve lokale, LVV rikthen në garë për deputetë 8 kandidatë që ishin për kryetarë komunash Foto: Ilustrim

Me këtë hap përmbyllet faza përgatitore e subjekteve politike, ndërsa vendi hyn zyrtarisht në periudhën kulmore të fushatës.

Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë pasigurie politike që nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë, përkundër rezultatit, partia fituese nuk arriti të formojë qeverinë, e as opozita nuk gjeti gjuhë të përbashkët për të krijuar një shumicë alternative.

Pas zgjedhjeve lokale, vëmendja rikthehet te Parlamenti

Më 12 tetor, Kosova u fut në një cikël tjetër zgjedhor – atë të Zgjedhjeve Lokale. Procesi përfundoi më 9 nëntor, pas rundit të balotazhit, duke përcaktuar kryetarët për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Por gara lokale la gjurmë edhe në zgjedhjet parlamentare. Disa prej ish-kandidatëve për kryetar komune kanë vendosur t’i rikthehen garës kombëtare si kandidatë për deputetë.

Tetë ish-kandidatët e VV-së që rikthehen në garën parlamentare

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në listën prej 110 emrash janë përfshirë tetë kandidatë që vetëm pak javë më parë garonin për udhëheqjen e komunave. Ata tashmë synojnë ulësen në Kuvend:

  • Hajrulla Çeku
  • Artan Abrashi
  • Ardian Gola
  • Taulant Kelmendi
  • Rufki Suma
  • Ilir Qeriqi
  • Ali Dula
  • Hamdi Bytyçi

Këta shtatë ish-kandidatë për kryetarë komunash pritet t’i japin garës brenda Vetëvendosjes një dinamikë të re, duke testuar edhe një herë mbështetjen e tyre në nivel qendror.

Fushatë e nxehtë para 28 dhjetorit

Me publikimin e listave nga të gjitha partitë, fushata pritet të intensifikohet dukshëm në ditët në vijim. Vendimi i qytetarëve në 28 dhjetor do të përcaktojë jo vetëm përbërjen e legjislaturës së ardhshme, por edhe drejtimin politik që Kosova do të marrë pas një viti të trazuar e të pasigurt institucional.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More