Kurti pas takimit me Abdixhikun: Deri tani s’ka marrëveshje me LDK-në
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se deri tani nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për krijimin e institucioneve të reja.
Foto: Ilustrim
Deklarata e Kurtit vjen pas takimit të tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka zgjatur rreth tri orë në Kuvendin e Kosovës.
Kurti nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e diskutimeve, ndërsa ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje mes dy palëve.
Takimi Kurti-Abdixhiku është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës politike dhe krijimin e institucioneve të reja të vendit.
