1.
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse për dalje nga situata
04.08.2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ishte i mirë dhe i mbarë, por sipas tij nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për tejkalimin e situatës politike.
Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK-ja ka kërkuar që, nëse deri më 6 gusht nuk arrihet një marrëveshje, të vazhdohet me procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Ishte një takim i mirë dhe i mbarë, por na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se qëllimi është që të gjendet një zgjidhje institucionale dhe të shmanget zgjatja e mëtejshme e bllokadës politike.
