Numërohen votat me kusht për Kuvend Komunal në Suharekë, këto janë rezultatet!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar me publikimin e rezultateve të detajuara pas përfundimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale, të mbajtura më 12 tetor.
Deri më tani janë numëruar votat e rregullta, votat e diasporës dhe së fundi janë publikuar edhe rezultatet nga votat me kusht për kandidatët për kryetar komune dhe votat e kandidatëve për Kuvend Komunal.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ për komunën e Suharekës, votat me kusht konfirmojnë epërsinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka marrë shumicën e tyre.
Nga rezultatet e publikuara bëhet e ditur se subjekti më i votuar për Kuvend Komunal në Suharekë është AAK me gjithsej 40.63% apo 13 vota. Më pas e dyta renditet PDK me 25.00% apo 8 vota, si dhe LVV e LDK me nga 15.63% apo me nga 5 vota.