KQZ certifikon nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Përmbledhja e procesit zgjedhor pritet të hyjë në fazën përfundimtare, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën, më 8 korrik, për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Foto: Ilustrim
Sipas zëdhënësit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe në rend dite do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare.
Ky hap vjen pasi Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të gjitha ankesat e paraqitura lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë përmbylljes së procedurave ligjore dhe certifikimit zyrtar të rezultateve. Pas certifikimit, pritet të vazhdojnë procedurat për konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.
