KQZ shpërndan fondin për partitë politike, mbi 2 milionë euro ndahen sipas ulëseve në Kuvend

14.07.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ndarjen e mbi 2.1 milionë eurove nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

KQZ shpërndan fondin për partitë politike, mbi 2 milionë euro ndahen sipas ulëseve në Kuvend Foto: Ilustrim

Sipas vendimit të KQZ-së, për periudhën nga 9 korriku deri më 31 dhjetor 2026 janë ndarë gjithsej 2,113,735.89 euro për partitë politike, në bazë të numrit të ulëseve që kanë fituar në Kuvend.

Pjesa më e madhe e fondit i takon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila si grupi më i madh parlamentar me 49 ulëse përfiton 881,253.70 euro, përfshirë edhe kuotën gjinore prej 30,667.40 euro.

Partia Demokratike e Kosovës me 22 deputetë do të marrë 381,895.89 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse përfiton 312,460.27 euro.

Lista Serbe me 9 deputetë do të përfitojë 156,230.14 euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 ulëse merr 121,512.33 euro.

Subjektet e tjera parlamentare, përfshirë Guxo, KDTP dhe partitë me nga një deputet, do të marrin mjete financiare në përputhje me numrin e mandateve të tyre në Kuvend.

KQZ bëri të ditur se 10 për qind e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve dhe grupeve parlamentare do të ndahet me një vendim të veçantë pas konstituimit të Kuvendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More