KPF mbajti mbledhjen e VII-të rregullt: Projekt-vendimet i rekomandohen Kuvendit Komunal për mbledhjen e 29 korrikut
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Suharekës ka mbajtur mbledhjen e tij të shtatë të rregullt për këtë vit, nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Mr.ec Bexhet Kuqi.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPF-së shqyrtuan një sërë pikash me rëndësi për menaxhimin e pronave, buxhetin dhe punën e institucioneve komunale. Pas diskutimeve dhe debatit konstruktiv, pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash dhe u rekomanduan për shqyrtim përfundimtar në Kuvendin Komunal.
Të gjitha pikat e shqyrtuara në KPF:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-9877;
Rishqyrtimi i vendimit 01-Nr-020-24518 për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale;
Shqyrtimi i projekt-vendimit paraprak për zhvillimin e procedurave përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit monitorues të zbatimit të PZHK-së dhe Hartës Zonale të Komunës së Suharekës;
Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit për vitin 2025 të komisionit komunal të aksionarëve të NPL “Eko-Theranda” SH.A.;
Informatë për administrimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar – Qershor 2026;
Informatë për aktivitetet e KKSB-së për periudhën Janar – Qershor 2026;
Raporti i Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike dhe Kadastër për menaxhimin e pronave për periudhën Janar – Qershor 2026.
Thirrja zyrtare: Caktohet Mbledhja e 8-të e Kuvendit Komunal
Menjëherë pas përmbylljes së punimeve të KPF-së, sot më 21 korrik 2026, Kryesuesi i Kuvendit, Mr.ec Bexhet Kuqi, ka nxjerrë vendimin zyrtar për thirrjen e Mbledhjes së 8-të (tetë) të rregullt të Kuvendit Komunal të Suharekës.
Data e mbajtjes: 29 Korrik 2026Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”)
Në rendin e ditës të Kuvendit Komunal do të përfshihen të gjitha pikat e kaluara nga KPF-ja, si dhe pika shtesë:
11. Pyetje dhe përgjigje.
Thirrja është mbështetur në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015, si dhe nenin 33.1 të Statutit të Komunës së Suharekës.

