KQZ: Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk zbuloi parregullsi serioze, nuk do të ketë zgjerim të procesit

28.06.2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta nuk ka zbuluar parregullsi serioze që do të arsyetonin zgjerimin e procesit në vendvotime të tjera.

KQZ: Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk zbuloi parregullsi serioze, nuk do të ketë zgjerim të procesit Foto: Ilustrim

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, mostra e rinumëruar ka përfshirë vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa dallimet e konstatuara kanë qenë minimale dhe kryesisht lidhen me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme, si dhe me gabime njerëzore gjatë numërimit fillestar.

Elezi theksoi se edhe te votat për kandidatët për deputetë ndryshimet kanë qenë pothuajse të papërfillshme, pasi në 92 për qind të rasteve dallimi ka qenë vetëm një votë. Ndryshime minimale janë evidentuar edhe te subjektet politike, me një ndryshim neto prej vetëm 16 votash pas rinumërimit.

KQZ ka njoftuar gjithashtu se gjatë procesit janë evidentuar disa çështje që lidhen me vlerësimin e fletëvotimeve dhe verifikimin e listave të votuesve, të cilat i janë përcjellë organeve kompetente për trajtim të mëtejmë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More