Kuvendi Komunal i Suharekës thërret mbledhjen e 9-të të rregullt

21.08.2026

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës, Mr.ec Bexhet Kuçi, ka caktuar mbajtjen e mbledhjes së 9-të (nëntë) të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të heldet më 31 gusht 2026, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”).​

Për këtë takim është propozuar ky rend dite:​

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;​

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;​

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës për drejtora të shkollave;​

4. Rishqyrtimi i vendimit 01-Nr-016-28760 për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik;​

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për hapjen e shqyrtimit publik të projekt-dokumentit Plani Rregullues i Hollësishëm për “Zonën Ekonomike në Duhël”;​

6. Shqyrtimi i projekt-vendimit paraprak për të zhvilluar procedurat përmes konkurrimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;

​7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen qytetarë nderi;​

8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit lokal të veprimit për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Komunën e Suharekës;

​9. Pyetje dhe përgjigje.