Suhareka dikur kishte 7 deputetë, renditej e treta për nga përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës

6 janari i vitit 2021 është data zyrtare kur edhe ka përfunduar legjislatura e VII-të e Kuvendit të Kosovës, legjislaturë kjo në të cilin Komuna e Suharekës përfaqësohej vetëm nga katër deputetë, Enver Hoxhaj nga PDK, Ardian Shala nga LDK, Albena Reshitaj nga AAK dhe Salih Zyba nga LVV.

Përfaqësimi i Komunës së Suharekës ka pësuar rritje dhe rënie në legjislatura të ndryshme. Kështu krahasuar me legjislaturën e IV-të, saktësisht nga viti 2010 deri në dhjetor të vitit 2014 përfaqësimi i Komunës së Suharekës në Kuvendin e Kosovës ishte trefish më i vogël, nga 7 deputetë sa ishin nga Suhareka, në 2 deputet, Blerim Kuçi dhe Salih Zyba.

Në legjislaturën e IV-të Komuna e Suharekës për nga përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës ishte e treta së bashku me Pejën dhe Gjakovën, ku në vendin e parë ishte Prishtina, duke u pasuar me Prizrenin në vendin e dytë.

Në legjislaturën e IV-të Komuna e Suharekës, e cila përkundër që nuk është aq komunë e madhe, ishte një ndër më të përfaqësuarat në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 7 deputetë, tre nga AAK-ja (Bali Muharremaj, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari), dy nga PDK-ja (Enver Hoxhaj, Ramë Vataj), një nga LDK-ja (Sali Asllanaj) dhe një nga Vetëvendosja (Albana Gashi), megjithëse një deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj kishte kaluar në ekzekutiv, duke e lëshuar një ulëse në Parlament, shkruan SuharekaOnline.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë

Ndërsa në fundin e mandatit të legjislaturës së III-të, Komuna e Suharekës ka qenë e pa përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të një analize të thjeshtë, të paktën në bazë të profileve të lartpërmendura, mund të përfundojmë se përfaqësimi i Komunës së Suharekës ka rënë për arsye të ndryshme, ku disa prej tyre kanë marrë pozita të tjera politike si Enver Hoxhaj, i cili kishte marr post ministror. Ramë Vataj disa vite ishte shkëputur nga jeta politike duke mbajtur pozitën e rektorit të Universitetit të Prizrenit.

Bali Muharremaj ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e V-të duke mbledhur kështu 6,135 vota, me renditje si deputeti i 5 më i votuar nga radhët e AAK-së.

Ndërsa të tjerët siç është Kymete Bajraktari dhe Burim Ramadani nga AAK në vitin 2014 nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithësej znj.Bajraktari kishte mbledhur 2090 vota ndërsa Burim Ramadani 3,197 vota. Të njëjtin fat e kishte edhe deputetja e LVV-së nga Suhareka, Albana Gashi ku kishte marrë vetëm 1989 vota.

Për dallim nga të tjerët, Sali Asllanaj – LDK nuk kishte garuar për deputet pasiqë ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Suharekës në vitin 2013.

Se sa deputet nga Komuna e Suharekës do të ulen në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme ende nuk dihet deri te shpallja zyrtare e kandidatëve dhe numrit të votave të fituara pas procesit zgjedhor.

RAPORTO