Arbër Bullakaj takohet me Kurtin, theksohen sukseset e mërgatës dhe integrimi në Zvicër

16.04.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e ardhshëm zviceran me origjinë nga Kosova, Arbër Bullakaj, i cili pritet të nisë mandatin e tij në fund të këtij muaji.

Arbër Bullakaj takohet me Kurtin, theksohen sukseset e mërgatës dhe integrimi në Zvicër Foto: Ilustrim

Gjatë takimit, Kurti e uroi Bullakajn për zgjedhjen në Parlamentin Federal të Zvicrës, duke theksuar se ai është ndër të paktët përfaqësues me rrënjë nga Kosova në këtë institucion, pas Islam Alijajt.

Bullakaj, me origjinë nga Suhareka dhe i zhvendosur në Zvicër që nga vitet ’90, ka mbi dy dekada angazhim në politikën zvicerane.

Ai mban role të rëndësishme në Partinë Socialdemokrate, ku është anëtar i Këshillit Federal, president i SP Migrante në kantonin St. Gallen dhe kryetar i Komitetit të Iniciativës Demokratike për reformën e shtetësisë.

Në fokus të bisedës ishte integrimi dhe roli i mërgatës shqiptare në Zvicër, si dhe kontributi i tyre në zhvillimin e Kosovës.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë, përfshirë forcimin e lidhjeve kulturore, politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, si dhe avokimin për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More