Shala takohet me fermerët e Nepërbishtit: Brengat e tyre, janë brengë edhe për mua dhe qeverisjen e ardhme lokale

03.09.2021

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës njëherit edhe kryetari i degës së LDK-së, Ardian Shala ka takuar fermerët e fshatit Nepërbisht. Shala ka theksuar se takimi me fermerët e këtij fshati i ka lënë mbresa dhe se është fshat me traditë, shumë punëtorë dhe modest. Përgjatë kësaj vizite kandidati […]

Shala takohet me fermerët e Nepërbishtit: Brengat e tyre, janë brengë edhe për mua dhe qeverisjen e ardhme lokale Foto: Ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës njëherit edhe kryetari i degës së LDK-së, Ardian Shala ka takuar fermerët e fshatit Nepërbisht.

Shala ka theksuar se takimi me fermerët e këtij fshati i ka lënë mbresa dhe se është fshat me traditë, shumë punëtorë dhe modest.

Përgjatë kësaj vizite kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala tha se brengat e tyre, janë brengë edhe për të dhe qeverisjen e ardhme lokale, prandaj ai ka shtuar se ankesa dhe vërejtjet e tyre i ka marrur me shqetësim, pse nuk janë miratuar më herët, me prioritet.

Gjithashtu, Shala këtyre fermerëve u ka premtuar se do të ketë transparencë dhe qasje të barabartë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për subvencione.

Po ashtu, ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shtuar se u ka premtuar se do t’i rrisin subvencionet për bujqësi, por edhe do të ndërtojnë muret mbrojtëse për të parandaluar vërshimet.

Postimi i plotë:

Takimi me disa fermerë të Nepërbishtit më kanë lënë mbresa, ashtu si çdo herë kur takohem me ta. Është fshat me traditë, shumë punëtorë dhe modest, i tillë ka qenë çdo herë, i tillë është edhe sot.

Brengat e tyre, janë brengë edhe për mua dhe qeverisjen e ardhme lokale, prandaj, vërejtjet dhe ankesat e tyre i mora me shqetësim, pse nuk janë miratuar më herët, me prioritet.

Unë premtova se do të ketë transparencë dhe qasje të barabartë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për subvencione, premtova se do t’i rrisim subvencionet për bujqësi por edhe do të ndërtojmë muret mbrojtëse për të parandaluar vërshimet.

Fermerët e Nepërbishtit janë të njohur në komunën tonë dhe më larg, meritojnë çdo përkrahje!