Shala viziton Kryqin e Kuq në Suharekë, u premton mbështetje të plotë në aktivitetet vullnetare e humanitare

02.09.2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Ardian Shala në vazhdën e aktiviteteve ka vizituar Kryqin e Kuq. Shala dikur ishte vullnetar në degën e Kryqit të Kuq në Suharekë, ndërsa sot vizitoi ish-kolegët e këtij institucioni që bazament […]

Shala viziton Kryqin e Kuq në Suharekë, u premton mbështetje të plotë në aktivitetet vullnetare e humanitare Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Ardian Shala në vazhdën e aktiviteteve ka vizituar Kryqin e Kuq.

Shala dikur ishte vullnetar në degën e Kryqit të Kuq në Suharekë, ndërsa sot vizitoi ish-kolegët e këtij institucioni që bazament të veprimtarisë ka aktivitetin humanitar.

Përgjatë kësaj vizite, kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala u njoftuar për së afërmi me sfidat që po përballet dega e Kryqit të Kuq në Suharekës.

Ai gjatë vizitës u zotua se me ardhjen e LDK-së në pushtet në Suharekë, Kryqi i Kuq do të ketë mbështetjen e plotë të Komunës në secilin aktivitet vullnetar e humanitar.