Ardian Shala premton realizim të kontratës kolektive për punëtorët e arsimit

06.09.2021

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës së sotme ka vizituar Sindikatën e Arsimit në Suharekë. Në takimin me përfaqësues të kësaj sindikate, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës do të bëhet realizimi i të […]

Ardian Shala premton realizim të kontratës kolektive për punëtorët e arsimit Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës së sotme ka vizituar Sindikatën e Arsimit në Suharekë.

Në takimin me përfaqësues të kësaj sindikate, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës do të bëhet realizimi i të gjitha obligimeve të komunës që parashihen në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit.

“Arsimi është prioritet i pandashëm i qeverisjes time lokale. Cilësia në mësimdhënie e mësimnxënie, do të jenë fokusi im i parë, investimet në shkolla e çerdhe, në infrastrukturën shkollore dhe në siguri të nxënësve.

Në takim me Sindikatën e Arsimit, ceka se ndër hapat e parë do të jetë realizimi i të gjitha obligimeve të komunës që parashihen në kontratën kolektive për punëtorët e arsimit”, thuhet në njoftimin e Ardian Shalës.

Po ashtu ai ka premtuar se do të avansojnë mësimin për nxënësit me nevoja të veçanta, ngritjen e bibliotekave shkollore aty ku mungojë, aftësimin e kuadrit dhe nxënësve për punën online, mbikëqyrjen e shkollave me kamera dhe shumë projekte tjera që i kontribuojnë cilësisë së arsimit.