Ardian Shala premton qasje të barabartë dhe transparencë për të gjithë fermerët

06.09.2021

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës së sotme ka vizituar shumë fermerë, blegtorë e njerëz punëtor. Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka vizituar fermerë e blegtorë në fshatin Budakovë dhe Buzhalë. Në takimin me fermerët e blegtorët, Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të […]

Ardian Shala premton qasje të barabartë dhe transparencë për të gjithë fermerët Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës së sotme ka vizituar shumë fermerë, blegtorë e njerëz punëtor.

Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka vizituar fermerë e blegtorë në fshatin Budakovë dhe Buzhalë.

Në takimin me fermerët e blegtorët, Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës përmes programit të tyre të pasur për bujqësinë dhe zbatimi i tij nga ekspertët e profesionistët e tyre do t’i mundësojë blegtorëve, bujqëve dhe fermerëve prosperim të sigurtë.

Po ashtu ai ka premtuar se me qeverisjen e tyre të ardhshme do të ketë qasje të barabartë dhe transparencë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për subvencione, pasi që sipas tij programi i tyre qeverisës i ka të shumta për vitet në vazhdim.