Ardian Shala: Vështirë e përballueshme, banorët e Mushtishit pa ujë e pa rrymë, në këto ditë të nxehta vere

14.07.2021

Kryetari LDK-së dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka reaguar lidhur me problemet që po ballafaqohen qytetarët. Ai ka shkruar se Komuna e Suharekës po hesht karshi problemeve të shumta të qytetarëve. Shala ka shtuar se banorët e fshatit Mushtisht në këto ditë të nxehtë vere janë pa […]

Ardian Shala: Vështirë e përballueshme,  banorët e Mushtishit pa ujë e pa rrymë, në këto ditë të nxehta vere

Kryetari LDK-së dega Suharekë njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka reaguar lidhur me problemet që po ballafaqohen qytetarët.

Ai ka shkruar se Komuna e Suharekës po hesht karshi problemeve të shumta të qytetarëve.

Shala ka shtuar se banorët e fshatit Mushtisht në këto ditë të nxehtë vere janë pa ujë e pa rrymë.

“Vështirë e përballueshme, pa ujë e pa rrymë, në këto ditë të nxehta vere. Këto janë problemet me të cilat çdo ditë ballafaqohen banorët në Mushtisht”, ka shkruar Ardian Shala në Facebook.

Po ashtu ai ka shkruar se banorët nuk befasohen edhe aq nga neglizhenca e KEDS-it, por sipas tij zhgënjimi është nga mospërfillja e Hidroregjionit dhe heshtja e organeve të Komunës së Suharekës.

Reagimi i plotë i kryetarit të degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala:

Heshtja e Komunës, karshi problemeve të shumta të qytetarëve,

Vështirë e përballueshme, pa ujë e pa rrymë, në këto ditë të nxehta vere.
Këto janë problemet me të cilat çdo ditë ballafaqohen banorët në Mushtisht.

Ata nuk befasohen edhe aq nga neglizhenca e KEDS-it, fundja pronarët janë të huaj, por zhgënjimi është nga mospërfillja e Hidroregjionit dhe heshtja e organeve të Komunës sonë!

Etiketat

Ofertat e fundit