Abdixhiku takon strukturat e LDK-së në Suharekë: Falënderim për angazhimin dhe përkushtimin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Suharekë.
Foto: Ilustrim
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka ndarë një fotografi nga takimi, duke shprehur mirënjohje për punën dhe angazhimin e anëtarëve e aktivistëve të LDK-së në këtë komunë.
“Një kafe në Suharekë me strukturat e Lidhjes. Falenderim për secilin angazhim. Mirënjohje për çdo mund”, ka shkruar Abdixhiku.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të drejtuesve të LDK-së me strukturat lokale nëpër komuna, me fokus në koordinimin dhe fuqizimin e organizimit partiak.
