Ardian Shala: Për personat me nevoja të veçanta, do të kemi programe të integrimit
Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar shoqatën e shurdhërve, ku u prit nga përfaqësuesit e kësaj shoqate. Në takimin me përfaqësues të kësaj shoqate, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës, këta persona […]
Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar shoqatën e shurdhërve, ku u prit nga përfaqësuesit e kësaj shoqate.
Në takimin me përfaqësues të kësaj shoqate, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës, këta persona e kjo shoqatë do ta kenë përkrahjen e plotë nga, sepse sipas tij ata janë pjesë e pandashme e suksesit.
“Kategoritë e ndjeshme në komunën tonë, nuk do të lejojmë të jenë të margjinalizuara, as të ndara nga sukseset e pushtetit lokal gjithëpërfshirës, sepse, ata janë pjesë e pandashme e shoqërisë tonë, pjesa më e ndjeshme.
Në takim me shoqatën e shurdhërve, i sigurova se do ta kenë përkrahjen e plotë nga qeverisja e re që do të vije, sepse, ata janë pjesë e pandashme e suksesit tonë, sfidave dhe arritjeve që do të bëhen në komunën tonë, duke zbatuar barazinë para ligjit, transparencën dhe llogaridhënien”, thuhet në njoftimin e Ardian Shalës.
Po ashtu, ai ka premtuar se për personat me nevoja të veçanta, do të ketë programe të veçanta të integrimit në shoqëri, në arsim, në punë si dhe subvencionime të aktiviteteve të tyre me prioritet.
“Për personat me nevoja të veçanta, do të kemi programe të veçanta të integrimit në shoqëri, në arsim, në punë, në shoqata që bashkëpunojnë me shoqatat simotra jashtë komunës, si dhe subvencionimin e aktiviteteve të tyre me prioritet”, thuhet në njoftimin e kandidatit për kryetar të Suharekës, Ardian Shala.