Arinjtë marrin rrugën drejt maleve, Komuna e Dragashit konfirmon ndërhyrjen e suksesshme

15.11.2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar sot se aksioni për largimin e arinjve të vërejtur ditëve të fundit pranë fshatit Bellobrad ka përfunduar me sukses.

Arinjtë marrin rrugën drejt maleve, Komuna e Dragashit konfirmon ndërhyrjen e suksesshme Foto: Hungry wild brown bear walks along an asphalt road. Eurasia, Russian Far East, Kamchatka Region.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi zyrtar, duke theksuar se ndërhyrja është kryer nga ekipet profesionale të Shoqatës “Dhí­a e Egër”.

Sipas njoftimit të ardhur nga kryetari i shoqatës, Sherif Sylejmani, arinjtë janë zhvendosur jashtë zonës së banuar dhe janë drejtuar drejt maleve, ku gjithashtu u është siguruar ushqim i mjaftueshëm në mënyrë që të mos rikthehen pranë shtëpive të banorëve. Ai ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll dhe se komuniteti lokal nuk është më i rrezikuar.

“Shpresojmë që në të ardhmen të mos paraqiten raste të tilla dhe që qetësia në fshat të vazhdojë pa pengesa”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e shoqatës, e cila garanton angazhim të vazhdueshëm për menaxhimin e rasteve të ngjashme.

Kryetari Xheladini ka falënderuar Shoqatën “Dhí­a e Egër” për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se institucionet komunale do të vazhdojnë të monitorojnë zonat malore për të parandaluar incidente të tjera të mundshme.

Ky aksion ka sjellë qetësim të dukshëm te banorët e Bellobradit, të cilët ditëve të fundit kishin shprehur shqetësim për praninë e arinjve pranë vendbanimit. Autoritetet premtojnë vigjilencë të shtuar dhe reagim të shpejtë në rast të paraqitjes së rasteve të reja.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More