Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se u prezantua si zyrtar i AKI-së dhe kërcënoi me armë

1 orë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një qytetar dhe është prezantuar rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 tetor 2026, rreth orës 23:50.Viktima ka njoftuar policinë se ishte kanosur me armë nga i dyshuari, i cili, sipas deklarimit të tij, ishte prezantuar si zyrtar i AKI-së.

Pas arrestimit të të dyshuarit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 28 fishekë. Sipas policisë, i dyshuari posedonte leje për armën dhe municionin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti është cilësuar si “Kanosje dhe prezantim i rremë”.