Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren dhe Dragash, dyshohet për vetëvrasje

05.07.2026

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë së dielës në rajonin e Prizrenit, ndërsa sipas informacioneve fillestare të Policisë së Kosovës, në të dy rastet dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prizren dhe Dragash, dyshohet për vetëvrasje Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40 në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, ku në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua rreth 54-vjeçare. Ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50 në një zonë pyjore në fshatin Restelicë të Dragashit, ku është gjetur pa shenja jete një burrë rreth 68-vjeçar.

Sipas Policisë, bazuar në rrethanat fillestare të evidentuara në vendngjarje, në të dy rastet dyshohet për vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdojnë të hetohen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More