KRU “Hidroregjioni Jugor” hap konkurse për disa pozita pune në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Prizren ka njoftuar se ka hapur konkurse të jashtme për plotësimin e disa pozitave të lira të punës.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, vendet e hapura janë:
●Drejtor i Departamentit Komercial
●Udhëheqës i Grupeve për Inspektoriat/Kontroll dhe Shkyçje
●Lexues/e – Njësia Punuese në Dragash
●Lexues/e – Njësia Punuese në Suharekë
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka ftuar të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në konkurs që të aplikojnë brenda afatit të paraparë.
Për më shumë detaje rreth kushteve, dokumentacionit të nevojshëm dhe mënyrës së aplikimit, kandidatët mund t’i referohen konkursit të publikuar nga kompania.
