Vonesa në projekte, mungesa e dëshmive për punët shtesë – ZKA publikon parregullësitë e Komunës së Suharekës

16.06.2023

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022. Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022, raport ky nga i cili janë nxjerrë 17 rekomandime, prej tyre 12 rekomandime janë të […]

Vonesa në projekte, mungesa e dëshmive për punët shtesë – ZKA publikon parregullësitë e Komunës së Suharekës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës për vitin 2022, raport ky nga i cili janë nxjerrë 17 rekomandime, prej tyre 12 rekomandime janë të reja, 3 prej tyre të përsëritura dhe 2 pjesërisht të përsëritura, shkruan SuharekaOnline.

Këto gjetje dhe rekomandime kanë për qëllim të bëjnë korrigjimin e nevojshëm të informacionit financiar të paraqitur në pasqyrat financiare, duke përfshirë shpalosjet në formë të shënimeve shpjeguese dhe të përmirësojnë kontrollet e brendshme lidhur me raportin financiar dhe pajtueshmërinë me autoritetet në lidhje me menaxhimin e fondeve në sektorin publik.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raport ka paraqitur gjetjen e saj ku Komuna e Suharekës gjatë vitit 2022 kishte pasur mungesë të projektit ekzekutiv në katër projekte:

  • Projekti “Ndërtimi i kanalizimeve” në vlerë prej 261,327 euro
  • Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale në Mushtisht” në vlerë prej 72,213 euro
  • Projekti “Objekti sportiv” në vlerë prej 69,789 euro
  • Projekti “Rregullimi i lumenjeve” në vlerë prej 46,990 euro

Në raportin e ZKA thuhet se shkaqet e mos hartimit të projektit ekzekutiv ishin sipas komunës procedurat e prokurimit të mos vonohen. Megjithatë, kjo ishte si pasojë e mungesës së kontrolleve me rastin e procesit të prokurimit.

Poashtu, ZKA në raport ka paraqitur edhe një çështje tjetër, mos raportimi me kohë mbi kosoton e subvencioneve të dhëna nga Komuna e Suharekës.

Në raport thuhet se në bazë të gjetjeve, Komuna e Suharekës me datë 09.08.2022 i ka dhënë 25.000 euro një OJQ-je, por që e njëjta nuk ka dorëzuar me kohë raportet përkatëse financiare dhe narrative për shpenzimet e bëra.

Një tjetër gjetje e Zyrës Kombëtare të Auditimit në Komunën e Suharekës është edhe “Pagesa të projekteve nga buxheti i projekteve të tjera”.

Me datë 28.12.2022 nga kategoria e investimeve kapitale ishte kryer pagesa në vlerën 15.001 euro për projektin “Asfaltimi i rrugës magjistrale Suharekë-Prizren” duke përdorur fonde nga projektet për qëllimet tjera dhe jo për cilin ishte planifikuar. Dhe për më tepër nuk ishte marrë vendimi nga Kuvendi Komunal për ri-destinim të mjeteve dhe ri-alokimini i ndarjeve buxhetore nga një projekt në një tjetër.

Për këtë çështje zyrtarët e Komunës së Suharekës nuk kanë ofruar asnjë shpjegim për mos zbatim të kërkesës ligjore.

Vonesa në ekzekutimin e pagesave të faturave, është një tjetër nga çshtjet e përmendura në raportin e aauditimit për pasyrat financiare vjetore të Komunës së Suharekës ku sipas raportit thuhet se nga mostrat e testuara për kategoritë e mallrave dhe shërbimeve të tjera janë identifikuar tre mostra në vlerë prej 30.911 euro të cilat nuk ishin paguar brenda afatit kohorë, po kishte vonesa nga 64-73 ditë, faturat e paguara me vonesë ishin për shkak të moskontrollimit të brendshëm.

Një tjetër parregullësi e cila është përmendur në këtë raport është edhe vonesa në realizimin e projekteve, ku thuhet se Komuna e Suharekës në gjashtë (6) raste nuk kishte realizuar projektet sipas planit dinamik:

  1. Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale në Samadrexhë” në vlerë prej 178.434 euro
  2. Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale në Budakovë” në vlerë prej 113.957 euro
  3. Projekti “Ndërtimi i sallës Sportive në SHMT “Skender Luarasi” në vlerë prej 260.172 euro
  4. Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale në Stravoçinë” në vlerë prej 26.819 euro
  5. Projekti “Ndërtimi i kanalizimeve në Komunën e Suharekës” në vlerë prej 261.327 euro
  6. Projekti “Ndërtimi dhe sanimi i kanalizimeve në Suharekë” në vlerë prej 247.063 euro

Vonesat për përfundimin e këtyre projekteve ishin kushtet atmosferike, mungesa e mjeteve buxhetore.

Një tjetër parregullësi dhe mjaftë e rëndësishme ishte edhe “Mungesa e dëshmive për realizimin e punëve shtesë”.

Nga një listë mujore figuron se 83 punonjës që kanë punuar jashtë orarit të punës gjatë ditëve të vikendit të muajit tetor-nëntor 2022, në vlerë totale prej 11,488.41 euro, përveç një raporti përmbledhës për pagesë mujore, Komuna e Suharekës nuk kishte evidencë analitike që dëshmon se në cilat data dhe nga sa orë është punuar jashtë orarit të punës.

Të gjitha parregullësit të cilat i ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit në Komunën e Suharekës për vitin 2022 janë:

  1. Mungesa e projektit ekzekutiv.
  2. Mos raportimi me kohë mbi koston e subvencioneve në shumë prej 25.000 euro
  3. Vonesa në ekzekutimin e pagesave të faturave
  4. Pagesa të projekteve nga buxheti i projekteve të kaluara
  5. Mos realizimi i projekteve kapitale sipas planit dinamik
  6. Pagesat përmes vendimeve gjyqësore/ përmbarimore në shumën prej 972.282 euro
  7. Në tetë raste të pagesave në shumën totale prej 283.087 euro, është pranuar fatura para urdhërblerjës dhe zotimit të mjeteve
  8. Mungesa e dëshmive për punët shtesë në vlerë prej 11.488 euro
  9. Mangësi në menaxhimin e të hyrave të tatimit në pronë
  10. Tejkalim i kontratës publike kornizë në shumën prej 25.152 euro
  11. Mos regjistrimi i plotë i pasurive jo kapitale në shumën totale prej 27.729 euro dhe mos raportimi i komisionit për inventarizim
  12. Mos nënshkrimi i planit të menaxhimit të kontratës nga palët kontraktuese

Për këto dhe më gjerë mund të mësoni duke hapur raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Etiketat