Vjedhje, armëmbajtje pa leje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

20.01.2022

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 15 aksidente në trafik, 4 lëndime të lehta trupore, 3 kanosje, 1 incident […]

Vjedhje, armëmbajtje pa leje, aksidente – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 15 aksidente në trafik, 4 lëndime të lehta trupore, 3 kanosje, 1 incident zjarri.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 6 vjedhje, 2 raste të dhunës në familje, 1 armëmbajtje pa leje, 1 mashtrim, 2 dëmtim prone, 1 pengim i zyrtarit në kryerje të detyrës, 1 keqpërdorim i besimit, 1 rast keqpërdorim i fëmijëve dhe 1 shqetësim ngacmim.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 589 tiketa, prej të cilave 272 për kundërvajtje dhe 317 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.