Vjedhje, aksidente, dhunë në familje, mashtrim – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

23.12.2021

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara. Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 2 vjedhje, 8 aksidente në trafik, 2 kanosje, 2 raste të dhunës në familje, […]

Vjedhje, aksidente, dhunë në familje, mashtrim – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Këto të dhëna Sylaj i ka bërë të ditura në takimin për koordinim lokal të sigurisë ku është folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javëve të kaluara.

Ai ka thënë se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 2 vjedhje, 8 aksidente në trafik, 2 kanosje, 2 raste të dhunës në familje, 3 dëmtim prone, 1 sulm, 1 grabitje në tentativë.

Po ashtu, komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy jave kanë ndodhur: 1 posedim i pa autorizuar i narkotikëve, 1 lëndim aksidental, 1 rast person i humbur, i cili është gjetur më vonë, 1 mashtrim dhe 1 keqpërdorim i besimit.

Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 405 tiketa, prej të cilave 338 për kundërvajtje dhe 67 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Komandanti Afrim Sylaj, ka shtuar se tashmë ka filluar kampanja “Festo me zemër, jo me armë” për festat e fundvitit dhe ka bërë apel që qytetarët, posaqërisht bashkatdhetarët tanë që kanë ardhur për festa të kenë kujdes që gjëra me vlerë mos të lënë brenda në makinë ku duken nga jashtë sepse shpesh këto mund të jenë arsye e thyerjes dhe vjedhjeve në makina, njëjtë edhe nëpër shtëpitë e tyre, të kenë kujdes.