Të hyrat vetanake, Komuna e Suharekës inkason 46.63% më shumë se në gjashtë-mujorin e parë të 2020’s

21.07.2021

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Të hyrat vetanake, Komuna e Suharekës inkason 46.63% më shumë se në gjashtë-mujorin e parë të 2020’s Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit gjashtë mujor janar-qershor 2021 të të hyrave vetanake të Komunës së Suharekës figuron se këto të hyra kanë shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga tabela e lartëshenuar shihet se THV (të hyrat vetanake) për periudhen Janar-Qershor 2021 sipas planifikimit janë realizuar në masen prej 1.03% më shumë ose shprehur në vlerë prej 9,344.56 euro apo në total janë grumbulluar shuma prej 915,822.56 euro kurse krahasuar me periudhen e njëjt të vitit të kaluar ato u realizuan në masën prej 46.63% më shumë.

Rritja prej 21.39% ka patur tatimi në pronë dhe tokën e palujtëshme krahasuar me planifikim kurse për periudhen e njëjtë të vitit të kaluar është realizuar me 90.12% më shumë.