Suharekë: Për dy javë mbi 440 tiketa për kundërvajtje në komunikacion
Policia e Kosovës është duke apeluar vazhdimisht për respektim të rregullave në komunikacion. Por, shumë drejtues të automjetëve shpesh herë edhe nuk po i respektojnë këto rregulla, duke filluar nga tejkalimi i shpejtësisë së lejuar e shumë rregulla të tjera. Ky mosrespektim i rregullave po çon deri te ndodhja e aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej […]
Policia e Kosovës është duke apeluar vazhdimisht për respektim të rregullave në komunikacion.
Por, shumë drejtues të automjetëve shpesh herë edhe nuk po i respektojnë këto rregulla, duke filluar nga tejkalimi i shpejtësisë së lejuar e shumë rregulla të tjera. Ky mosrespektim i rregullave po çon deri te ndodhja e aksidentit, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë me fatalitet.
E për këtë Policia e Kosovës është duke shqiptuar vazhdimisht tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Madje tash e disa ditë Policia po gjobit shoferët edhe përmes argumenteve si fotografi apo video në rrjete sociale.
Shqiptimi i tiketave për kundërvajtje në komunikacion po bëhen edhe në Komunën e Suharekës.
Vetëm në dy javët e para të muajit qershor, policia në Suharekë shqitoi hiç më pak se 445 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.
Kështu ka bërë të ditur edhe shefi i sektorit të operativës në Suharekë, toger Bashkim Gashi në takimin e sigurisë lokale të mbajtur më 17 qershor, e udhëhequr nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka.